Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Dimas: Shqipëri-Greqi, zhvillime të turpshme Empty Dimas: Shqipëri-Greqi, zhvillime të turpshme

Sat 3 Mar 2012 - 14:17
Dimas: Shqipëri-Greqi, zhvillime të turpshme 51911ATHINË- Dënimi me një vit burg dhe mos pezullimi i dënimit për Naum Dishon është një zhvillim i turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit etnik grek në Shqipëri duke prekur pa dyshim dhe marrëdhëniet e dy vendeve”.

Kështu i është përgjigjur ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Dimas pyetjes së dy deputetëve të partisë LAOS Athanasios Plevris dhe Georgios Anatolakis, bërë më datë 07.02.2012. Në pyetjen e tyre, dy deputetët e partisë së njohur për qëndrimet pro “vorio-epiriote”, kanë kërkuar shpjegime nga kreu i diplomacisë në lidhje me qëndrimin dhe reagimin e qeverisë greke për dënimin e kreut të OMONIA-s Korçë nga ana e gjykatave shqiptare.

Vetëm një muaj më pas, Dimas i është përgjigjur deputetëve duke shprehur se këto zhvillime janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi sipas ministrit të Jashtëm, KE-ja shpeshherë ka kritikuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Dimas nuk lë pa përmendur as Progres Raportin e fundit të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ku thuhet se standardet evropiane në drejtësi janë ende në fazë të hershme. Në fund të përgjigjes së tij, Dimas deklaron se Ministria e Jashtme Greke do të vijojë të monitorojë nga afër të gjitha zhvillimet e më pas do të përcaktojë qëndrimin zyrtar.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Dimas: Shqipëri-Greqi, zhvillime të turpshme Empty Re: Dimas: Shqipëri-Greqi, zhvillime të turpshme

Sat 3 Mar 2012 - 14:19
babababa me plehra se keta politikanet greke se kuptoj ca dreqin duan i marrin eshtrat e pleqve dhe femijeve i quajne per ushtar greke dhe ne vend qe te kerkojne te falur per krimin makaber duan dhe te mos bejne burg mire bejne kur gjejne keto plehrat tona qe kemi ne qeveri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi