Kaskada e Iguazus, me e fundit nder 7 mrekullite e botes (foto)
Sun 4 Mar 2012 - 1:05
Fondacioni “New7Wonders” ka certifikuar se zona braziliano-argjentinase është një nga gjërat më të bukura të planetitProjekti “New7Wonders” synon të katalogojë vendet me interes natyralistik dhe urban, që mund të konsiderohen si 7 mrekullitë e reja të botës. Për momentin janë në proces votimi mrekullitë e botës natyrore dhe kaskadat e Iguazus janë certifikuar si mrekullia e tretë e botës, pas ishullit Jezu në Korenë e Jugut dhe Lumit nëntokësor të Puorto Princesa, në arkipelagun e Filipineve.Kaskada e Iguazus, siç informon “N7W”, gjendet në kufi mes Brazilit dhe Argjentinës, në mes të dy parqeve natyrorë. Bëhet fjalë për një gjysmë rrethi kaskatash të krijuara nga lumi me të njëjtin emër. “Për të hyrë ndër 7 mrekullitë – shkruan El Clarin -, kaskadave u është dashur të kalojnë përmes një seleksioni që përfshiu 440 vende tërheqëse nga 220 shtate. Pas mbërritjes në finale bashkë me më shumë se 27 të tjerë, vetëm më 11 nëntorin e kaluar u mor vesh se Iguazu është përfshirë në listën e fituesve, duke kapërcyer kundërshtarë të frikshëm si Pylli i Zi në Gjermani, apo Salto Angel në Venezuelë. Më shumë se 1 miliard persona në të gjithë botën kanë votuar për të zgjedhur 7 mrekullitë, përmes internetit apo ‘sms’-ve”. “Këto mrekulli mund të mbijetojnë ndaj të gjithë të tjerave dhe mund të ekzistojnë gjithmonë sepse janë mrekulli të natyrës”, ka deklaruar ambasadori brazilian Enio Cordeiro. Më poshtë mund të shijoni disa imazhe përrallore të kësaj mrekullie të “Nënës Natyrë" (Giornale):
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi