Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vendi më i varfër në botë refuzon ndihmat Empty Vendi më i varfër në botë refuzon ndihmat

Tue 6 Mar 2012 - 0:50
Vendi më i varfër në botë refuzon ndihmat MalavivarfweriPresidenti i Malavit, vendit më të varfër në botë, i tha fondacioneve bamirëse dhe shteteve të huaja që “shkojnë në djall”, duke i akuzuar si orkestrues të një grushti shteti ndaj tij.

Presidenti Bingu wa Mutharika u shpreh i lodhur me akuzat që i janë bërë për shpërdorimin e detyrës dhe korrupsion, ndërsa i kërkoi mbështetësve të tij që të bëjnë çmos të parandalojnë çdo protestë të mundshme kundër tij.

Shoqëria civile ka reaguar duke thënë se asnjë protestë nuk ishte planifikuar dhe se Mutharika është duke u përpjekur që të linçojë turmat kundër kundërshtarëve të tij.

Britania e Madhe dhe disa shtete të tjera ndërprenë ndihmën për Malavin në vitin 2010, duke e kritikuar për politikat e gabuara ekonomike. Në korrik 2011, 19 persona u vranë nga policia në një protestë për kushte më të mira jetese.

Sipas Mutharikës, atij i kanë mbërritur raporte nga inteligjenca se vendet perëndimore po punojnë për të rrëzuar qeverinë e tij, nëpërmjet protestash masive që do të përfundojnë në një grusht shteti.

”Nëse vendet perëndimore dhe fondacionet e tyre thonë se në këtë vend nuk ka demokraci, le të shkojnë në Djall. Po përdor pikërisht këtë fjalë, le të shkojnë në Djall”, deklaroi zëdhënësi i presidentit ditën e dielë.

Malavi, së bashku me Burundin, Somalinë dhe Republikën Demokratike të Kongos janë katër vendet me mirëqënien më të keqe në botë, me të ardhurat për frymë për person nën 300 dollarë në vit.

Në Malavi, 75% e popullsisë jeton me më pak se një dollar në ditë, ndersa 12% e banorëve janë të infektuar me HIV-Aids. Vendi përballet me mungesa kronike të karburantit dhe medikamenteve, që kur ndihma ndërkombëtare nga shumica e vendeve përëndimore u ndërpre në 2009-n. Me kërkesën e presidentit, Malavi pritet të përzërë edhe ata pak mbështeës që i kanë mbetur, duke u përfshirë në një skëterë të plotë ekonomike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi