Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Ulqinakja keqpërdor ndihmat në New York Empty Ulqinakja keqpërdor ndihmat në New York

Wed 20 Nov 2013 - 17:19
 Ulqinakja Hasime Lika, tani me banim në New York, akuzohet se ka përfituar dobi prej 47,000 dollarë nga programi “Medicaid”, ndonëse bën një jetë luksoze në vila të mëdha dhe me makina të shtrenjta, raporton “Daily Mail”, ndërsa transmeton Portali UL-info.Hasime Lika, 34, është akuzuar për fshehjen e aseteve dhe pasurisë për përfitime për vete dhe për fëmijët e saj përmes Medicaid, një program që mundëson ndihmë qytetarëve të New Yorkut, të cilët nuk mund ta përballojnë përkujdesjen mjekësore, nga viti 2006 deri në vitin 2011.

Sipas pohimit të prokurorëve, ajo gjatë kësaj kohe jetonte në një vilë të madhe në Staten Island dhe është vozitur me Rolls Royce dhe Mercedes. Po ashtu, sipas deklaratave të tyre, ajo përdori mbiemrin e vajzërisë për përfitimin e këtyre dobive. 

“Ky rast është shembull skandaloz i një individi që mashtroi sistemin duke fshehur të ardhurat, për të abuzuar me programin më vital në New York për dobi publike, i cili është dedikuar atyre që vërtet janë në nevojë”, deklaroi komisionari i HRA Robert Doar, ndërsa transmetojnë mediet amerikane.

Lika është akuzuar për mashtrim dhe nëse shpallet fajtore  ajo mund të përballet me burgim deri në shtatë vjet.

 
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi