Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Bin Laden nuk u varros në det, u dërgua në SHBA në një vend sekret” Empty “Bin Laden nuk u varros në det, u dërgua në SHBA në një vend sekret”

Thu 8 Mar 2012 - 16:46
“Bin Laden nuk u varros në det, u dërgua në SHBA në një vend sekret” Osama-bin-laden-300x225Fati i mbetjeve të Osama bin Ladenit është vënë në pikëpyetje pas rrjedhjes së disa e-maileve nga një firmë analistësh të shërbimeve sekrete amerikane, ku thuhet se trupi i tij është dërguar në fakt në SHBA. Sipas e-maileve, bosi i Al Kaedës u qëllua dhe u vra gjatë sulmit të skuadrës elitë “Navy Seal Six” në rezidencën e tij në Abutabad, Pakistan, dhe u transportua më pas në SHBA. E-mailet janë publikuar nga grupi i hakerëve, “Anonymous” pasi u morën nga agjencia “Stratfor”, një organizatë që ka të bëjë me analizat gjeopolitike dhe ato të shërbimeve sekrete. Kjo agjenci njihet gjithashtu si “CIA hije”. Javën e kaluar, “Anonymous” ka njoftuar se ka pasur akses në 2.7 milionë korrespondenca konfidenciale të firmës dhe tha se ato mund të siguronin “tymin e barutit për disa krime”. Hakerët thanë se “Stratfor”, me bazë në Austin, Teksas, nuk e kishin idenë e sigurisë së të dhënave të tyre. Pasi Bin Laden u vra, më 2 maj 2011, administrata Obama tha se trupi i tij u varros në det. Por në një e-mail të veçantë të dërguar që u sigurua nga “WikiLeaks”, dërguar zv.presidentit të “Stratfor”, Fred Barton, ishin shprehur dyshime mbi versionin e Shtëpisë së Bardhë. Barton tha se trupi “ishte dërguar për në Dover, Delauer, me një avion të CIA-s” dhe “më pas do të çohej në Institutin e Patologjisë së Forcave të Armatosura, në Bethesda, Merilend. Deklaratat pritet të pasohen me shumë teori konspirative mbi atë çfarë ka ndodhur me Bin Ladenin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi