EVGA Classified SR-X me dy koka
Sun 11 Mar 2012 - 3:03
Kompania EVGA më në fund zyrtarisht paraqiti pllakën ekstreme amë Classified SR-X për entuziastët dhe shfrytëzuesit profesional. Pllaka është e bazuar në çipsetin C606 të Intelit dhe ka madje dy sllote LGA2011 për procesorët Xeon E5 të paraqitur kohë më parë.
Krejtësisht shtatë sllote PCI Express 3.0 x16 mundësojnë edhe SLI të katërfishtë, derisa dymbëdhjetë sllote për memorie lejojnë përdorimin e deri në 96 GB të memories DDR3 me shpejtësi prej 1,600 MHz. Në pllakë ndodhen edhe dy Ethernet konektorë një gigabitësh, konektorët SATA (3 dhe 6 Gbps) , konektorët Mini SAS dhe USB 2.0 dhe 3.0 dhe zëri 7.1-kanalësh.
EVGA në Classified SR-X integron edhe disa mundësi që do tu duken interesant atyre që preferojnë overclockun, sikurse që janë tastet për fshirjen e CMOS-it, LED dritat për diagnostikë, BIOS-i i trefishtë dhe kontaktet për matjen e tensionit. Çmimi i propozuar në faqet zyrtare është 648.99 dollarë. /Telegrafi/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi