Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Albana Berisha dhe Blerta Kamberi, ambasadoret e Kosovës në Belgjikë Empty Albana Berisha dhe Blerta Kamberi, ambasadoret e Kosovës në Belgjikë

Sun 11 Mar 2012 - 23:53
Suksese të diasporës: Dy vajza nga Kosova finaliste në Miss Belgjikë 2012
Mediat belge i dhanë shumë vend bukuroshes Albana Berisha, Miss Bruksel 2012, sidomos faktit se ajo me familje iku nga lufta më 1999 dhe tani si belge e adoptuar pretendon ta përfaqësoj Belgjikën.

Gjenerata e dytë e mërgimtarëve po imponohet me kualitetet e veta dhe po e afirmojnë edhe vendin e tyre të origjinës Kosovën dhe kombin shqiptarë. Siç është rasti me dy bukuroshet e Kosovës Albana Berisha, Miss Bruksel 2012 dhe Blerta Kamberi Miss Oost Vlanderen që u kualifikuan në finale të Miss Belgjika 2012.
Gazetat La Capitale, 7 sur 7, La Meuse, Vlan, La derniere Heure dhe TV Bruxelles e kanë prezantuar me shumë dinjitet bukuroshen Albana Berisha me origjinë nga rrethi i Istogut nga Kosova. Gazeta Javore Vlan me 320.000 ekzemplarë më datën 17 shtator 2011 e boton një shkrim të gjatë me foton e Albanës, me titullin Albana Berisha Miss Bruxelles 2012: ‘Kam ikur nga lufta në Kosovë dhe kam gjetur strehim në Belgjikë. Ajo sot shpreson të zgjidhet Miss e Belgjikës. Ajo i kishte vetëm 9 vjeç kur bashkë me nënën dhe dy motrat e veta, ecte prej fshatit në fshatin tjetër vetëm për t’i ikur tankseve dhe bombave që binin mbi Kosovë gjatë luftës me Serbinë. Asaj i kujtohet se u duhej të kalonin nëpër ara dhe male me drunj për tu fshehur. Ne ecnim fshehtas’, tregon Albana Berisha. ” Ne nuk ishim asnjëherë të vetmuara, por bashkë me tjerët. Ka qenë shumë rrezik i madh. Nganjëherë ne ishim të grumbulluar, të futur një mbi një në traktorë. Kur kam ardhur në Evropë, respektivisht në Belgjikë ajo ishte fitim i lirisë së humbur. Belgjika na ka ofruar shumë. Sot e konsideroj Belgjikën si atdheun tim. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, dy herë kam qenë atje dhe jam e kënaqur se gjërat po përmirësohen edhe atje”. Ka disa vite që rrethi im më ka inkurajuar që të konkurroj për Miss, sidomos kolegët e punës në Colruyt ku punoj çdo të shtune si studente e degës turizmit. Atuja e saj themelore për ta fituar besimin e jurisë është buzëqeshja e saj.
Gazeta autoritative e përditshme frankofone belge “La dernière Heure” e datës 24 shtator 2011 ia kushton po ashtu gati një faqe me foton e Miss Nruksel Albana Berisha me titullin Belgjika më ka adoptuar. Aty thuhet: se Albana 22 vjeçare është zgjedhur Miss Bruksel 2012. Albana tregon se para një vit e gjysmë është regjistruar në konkursin e bukurisë ku seleksionohet më 27 gusht 2011 dhe zgjidhet Miss Bruksel. ‘Kështu u kualifikova për finale. Pastaj me 20 bukuroshet shkuam ne Tajlandë’. Ajo i prezantohet kështu gazetës, ‘quhem Albana, jam me origjinë nga Kosova. Më parë kam banuar në Laken tani qe 10 vite banoj në komunën Anderlecht të Brukselit. Studioj turizmin sepse i dua shumë gjuhët e huaja, edhe tre vite më duhen me i mbaruar studimet. E dua sportin, vrapimin, shëtitjen me shoqe dhe shkuarjen në kinema dhe shooping’. Në pyetjen e gazetarit ti a nuk del asnjëherë me shokë?. Ajo tha ‘po pse jo, por më parë duhet me e gjetur një djalë sepse akoma jam beqare’. Çfarë kualiteti duhet pasur Miss Belgjikë 2012? Albana përgjigjet: ‘duhet jetë bujare, fisnike, zemërgjerë e shoqërueshme, dhe sigurisht e bukur’. A është ëndërr për ju me u zgjedh Miss e Belgjikës ? Albana: Po. Në vendin tim të origjinës në Kosovë e përjetova luftën dhe pastaj erdha këtu dhe Belgjika më adaptoi si fëmijën e vet dhe mi dha të gjitha. ‘Belgjika është bërë vendi im dhe do të ishte krenari dhe nder për mua të prezantohem në botë.” Televizioni publik frankofon belg TV Bruxelles, në lajmet kryesore të datës 02 shtator 2011, e jep një reportazh të gjatë për Albanën, ku ajo fjalën e parë me krenari e thotë se jam me origjinë nga Kosova. Në sheshin Grande Place të Brukselit, shëtitet Albana me disa anëtarë të familjes vet, por edhe kalimtarët e rastit e njohin dhe fotografohen me te, gazetari Dominique Brynaert në fund thotë :” Kjo vajzë këtu ka disa yje në sy, pra i plotëson gjitha kriteret për t’u bërë një yll i vërtetë dhe ajo do të na përfaqësoj neve Regjionin e Brukselit në finalen e Miss Belgjik 2012″.
Albana Berisha kishte vizituar edhe klubet e shqiptarëve në Bruksel, dhe ajo shpërndau afishe me foto të saj te klubi shqiptar “Flamuri”, në komunën Schaerbeek të Brukselit. Albana është takuar me disa mërgimtarë shqiptarë dhe ata na premtuan se do të votojnë me telefon -sms për të, sikur Vladimir Gjoni Ladi veç e kishte dërguar sms-in pastaj, Kujtim Sadik Krosa, Azem Breznica, Kreshnik Murat Raka etj. Votat me sms llogariten 10% e pikëve totale të fituara nga juria. Finalja e Miss Belgique mund ta shihni live ne www.rtl.be ose në kanalin televiziv Star të dielën më 08 janar 2012.
BLERTA KAMBERI është vajzë e re 20 vjeçare e lindur më 11. 01. 1991 në Ferizaj. Ajo me familjen e vet kur ishte në moshën tre vjeçare erdhi në Belgjikë ku mbaroi shkollën fillore, të mesme dhe tani është studente e vitit të parë në degën e menaxhmentit ( Bachelor). Blerta thotë se i ka dy gjuhë amtare shqip dhe holandisht dhe flet edhe frëngjisht dhe anglisht. Blerta Kamberi jeton me prindërit e vet në qytetin e Flandrës Saint-Nicolas, ajo është përzgjedhur si shoqëruesja e parë në Miss OOst Vlanderen dhe kështu automatikisht ka hyrë në finale. Blerta thotë se nëse fitoj do realizohet ëndrra e ime dhe dua të punoj në media në televizion. Blerta është e gjatë 1,69 cm dhe peshon 53 kilogramë. Ajo hobi e ka shëtitjen dhe gatimin, ajo preferon të lexoj romane policor. Thotë se në jetë i pëlqejnë sfidat dhe se i urren njerëzit me paragjykime. Synim jetësor Blerta e ka mirëqenien e të afërmve të vet. Në jetë thotë se është shumë ambicioze dhe dëshiron të arrijë sukses në gjitha nismat që i ndërmerr. Në pyetjen pse merrni pjesë në Miss Belgjikë, Blerta Kamberi thotë se ” kjo është një botë tërësisht e re për mua ku më jepet rasti për njohje të reja me njerëzit. Kjo do të më ndihmoje në realizimin e synimeve të mia të ardhshme”. Kush mund ta fitoj garën për Miss Belgjikë, Blerta Kamberi thotë se buzëqeshja dhe karizma janë me rëndësi, por ambasadores së ardhshme te vendit tonë Belgjikës, nuk i duhet vetëm bukuria, por edhe duhet të ketë zemër të madhe”. Në Facebook deri tash Blerta ka marr 1122 përkrahje me shkrim dhe premtime se do ta përkrahin nga belg dhe shqiptarë. Finalja zhvillohet më 8 janar 2012. Të dërgojmë nga një sms nga Belgjika dhe ndihmojmë zgjedhjen e tyre:në (3250 MB 15 për Albanën) dhe (3250 MB 04 (për Blertën).
Dhe në fund fare të themi se fatmirësisht dy bukuroshet-studente belgo-shqiptare nga Kosova, vërtetë e përmirësuan imazhin tonë, bile do thosha më shumë se ato që paguhen për këtë punë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi