Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Terrorizmi, Policia e New York-ut përgjon komunitetin shqiptar Empty Terrorizmi, Policia e New York-ut përgjon komunitetin shqiptar

Mon 12 Mar 2012 - 1:43
Terrorizmi, Policia e New York-ut përgjon komunitetin shqiptar Terrorist-noa.al_JA DHE DOKUMENTI I PLOTE I NYPD ENKAS PER SHQIPTARET, E PUBLIKON NOA.AL

New York, 11 mars 2012, NOA/ Ariola Ymeraj- Qendra Shqiptare Kulturore Islamike në Tompkinsville është një ndër disa objektet e vendosura nën mbikëqyrje nga New York Police Departament (NYPD), bazuar në një raport sekret të Departamentit të cilin NOA.al po e publikon në vijim.

NYPD vuri në shënjestër lagjen Tompkinsville pikërisht sepse kishte një fluks të lartë emigrantësh shqiptarë nga Mali i Zi dhe Kosova dhe një përqindje e vogël nga Shqipëria, pikërisht për të mbajtur nën vëzhgim terroristë të mundshëm.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, raporti sekret i policisë së New York evidenton se bizneset shqiptare janë përqendruar përgjatë Bulevardit “Victoria”, ku ishin të përfshirë klube sociale, dhe dyqane ushqimore të llojit Hallall të frekuentuara kryesisht nga meshkujt shqiptarë pas namazit në qendër.

Xhamia në qendër të këtij bulevardi në zonën Building Bridges Coalition of Staten Island's Interfaith Thanksgiving Celebration, në nëntorin e kaluar ishte përfshirë në raport.

Në një seksion rreth Ishullit të Qendrës Shqiptare Islamike, raporti i New York Police Departament vë në dukje se: "Imami mund të ketë lidhje të mundshme me Al-Farooq (xhamia) në Brooklyn" dhe komuniteti shqiptar pretendon të ketë investuar 5 000 000 dollarë për të ndërtuar Xhaminë në vitin 1990”, komenton NYPD në listën e të “përgjuarve” në radhët e myslimanëve synitë.

Të gjashtë bizneset e Tompkinsville të listuara si nën mbikëqyrje përmenden si të fituara dhe përvetësuara nga shqiptarët.

Dyqanet e shtrira në Bulevardin Victory janë të vendosura, Emil's Halal Meats, Rey's Pizza, V & A Deli & Grocery dhe Giannini Hair Salon, edhe kafeneja shqiptare është vendosur gjithashtu nën vëzhgim dhe përgjim.

Shoqëria myslimane amerikane në Dongan Hills dhe Mesxhid Rahmatillah në Stapleton janë midis 50 organizatave të përfaqësuara nga Majlis esh-Shura (Këshilli Islamik i Lidershipit Metropolitan New York) dhe Koalicioni Mysliman Amerikan i Lirive Civile, emrat e të cilave u evidentuan në një raport të policisë në Manhatan.

Grupet myslimane ku sipas raportit janë të përfshirë edhe shqiptarët pohuan se ata ishin të përjashtuar qëllimisht nga takimet me komunitetin mysliman, takime të cilat ishin organizuar nga NYPD.

Grupet protestuese kanë kërkuar takim me Komisionerin Raymond Kelly për më shumë se një vit por pa marrë përgjigje.

“Në vëmendjen e raporteve të tilla gjithnjë fshehurazi, duke rritur mobilizimin e komunitetit dhe presion në rritje të publikut nga komunitetet myslimane, deputetë, dhe madje FBI dhe NYPD po manipulojnë duke u përpjekur për të zhvilluar takime pa adresimin e shqetësimeve të komunitetit mysliman apo për të pranuar veprimet e NYPD si të gabuara dhe të paligjshme", thuhet në deklaratën e grupit protestues.

Këshilli mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR) të premten i bëri thirrje administratës së presidentit Barak Obama për të adresuar argumentet pretenduese që NYPD mban në dosjet sekrete për bizneset shqiptare vetëm sepse ato ishin pronë shqiptarësh myslimanë, nën dyshimin se këta myslimanë mund të kenë lidhje me terrorizmin.

CAIR i bëri thirrje presidentit Barack Obama që të flasë kundër asaj që grupi e konsideron si përdorim flagrant dhe shfrytëzim abuziv nga policia e New York-ut për shkak të profilit fetar.

"Është e padiskutueshme që NYPD është e angazhuar në një fushatë të gjerë të profilizimit fetar duke shënjestruar komunitetin mysliman në Amerikë", shkruan drejtori ekzekutiv i CAIR Nihad Awad në një letër për Obamën.

"Vetëm ndërhyrja direkte e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Drejtësisë do të japin disa masa të mbrojtjes të të drejtave kushtetuese të myslimanëve në Amerikë".

CAIR i bëri thirrje kohëve të fundit në administratën e Presidentit Obama për të hetuar përdorimet e raportuara të fondeve të Shtëpisë së Bardhë për fushatën e diskutueshme e NYPD për spiunimin e myslimanëve, pa urdhër ose dëshmi e me synim keqbërje.

Mediat prestigjioze amerikane vënë në dukje se Policia e New York ka hapur dhe mbajtur dosje sekrete për bizneset në pronësi të shtetasve amerikanëve të ardhur edhe në brezat e dyta apo të treta në mënyrë specifike, vetëm e vetëm sepse ata ishin myslimanë.

Në fund të vitit 2007, oficerë civilë në departamentin e njësisë sekrete demografike u caktuan për të hetuar edhe popullsinë siriane të rajonit.

Policia fotografoi bizneset në sportelet e drekës dhe brenda dyqaneve ushqimore dhe dyqane ëmbëlsirash.

Në dokumentin e dorëzuar nuk u raportua asnjë kërcënim edhe pse shumica e popullit sirian ishte hebre dhe për këtë u përjashtuan nga monitorimi.

"Ky raport përqendrohet në komunitetin më të vogël mysliman," thuhet në raport.

***

Sakaq, policia përjashtoi popullsinë Koptike të qytetit të krishterë kur fotografoi, monitoroi dhe përgjoi bizneset egjiptiane në vitin 2007, në bazë të dosjeve të policisë.

"Ky raport nuk përfaqëson informacionin mbi komunitetin egjiptian kopt dhe është thjesht një pasqyrë në komunitetin mysliman egjiptian i New York City," shkruan policia e New York-ut.

Shumë nga ata qytetarë nën mbikëqyrje ishin qytetarë të lindur në SHBA dhe familjet e tyre kanë qenë aty për një pjesë të mirë të shekullit të kaluar (XX).

Shumica e sirianëve janë pjesëtarët e njësisë demografike të brezit të dytë apo të tretë të gjeneratës amerikane thuhet në raportin sirian, duke shtuar se është e pazakontë që të gjendet ardhja e një gjenerate të re siriane në New York.

Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë Michael Bloomberg thotë se pothuajse të gjitha grupet myslimane me të cilat ai ka folur në javët e fundit janë mbështetës të programeve të New Yorkut të mbikëqyrjes që kanë dërguar informatorë dhe agjentë të maskuar në xhami dhe pranë grupeve myslimane studentore.

Bloomberg tha se në daljen e tij të përjavshme të premten në Radio WOR se disa myslimanë nuk janë të gatshëm për të dalë përpara publikisht sepse ata dëshirojnë që të "mbajnë kokën poshtë", pasi ata janë të "shqetësuar" për të parandaluar një tjetër sulm terrorist.

Kryebashkiaku Bloomberg nuk dha detaje se kujt grupi i referohej.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi