Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Deputeti i BDI-së: Edhe shqiptarët huliganë Empty Deputeti i BDI-së: Edhe shqiptarët huliganë

Mon 12 Mar 2012 - 23:36
Për vetëm 24 orë është bërë hit fjalimi i deputetit të BDI-së Xhevat Ademi. Në mbledhjen e Komitetit për marrëdhënie ndër-etnike të mbajtur më datë 09.03.2012, Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi ka mbajtur fjalim lidhur me incidentet e fundit ndër-etnike në vend. Fjalët e tij: “A dëgjoni, ka edhe huliganë shqiptar që sulmojnë fëmijë maqedonas. Krimi, krimineli, rrugaçi,vagabondi nuk ka përkatësi etnike, as gjuhësore as kulturore dhe nuk jemi këtu që të ndahemi Ne të mirët dhe ata të këqijtë. Sa të ngjashëm jemi, nganjëherë nuk jemi të vetëdijshëm” ka përfunduar Ademi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetëve të PDSH-së Zeadin Sela dhe Orhan Ibrahimi të cilët përkujtuan Ademin se për 10 ditë maqedonasit kanë vrarë 2 shqiptarë dhe kanë rrahur 22 fëmijë shqiptarë të mitur, si pasojë e kësaj shqiptarët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ata më tej kanë shtuar se “krimi i vandalistëve maqedonas dhe viktimat në njerëz assesi nuk mund të nivelizohet me dëmin material”.

Klipi që është vendos në Youtube, për vetëm 24orë ka arritur 14.000 mijë klikime ndërsa komentet në Youtube dhe Facebook janë tepër negative ndaj Xhevat Ademit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi