Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqiptarët edhe në Gjermani mbushin kutitë e votimit Empty Shqiptarët edhe në Gjermani mbushin kutitë e votimit

Sat 26 Jan 2013 - 16:51
image

Kiel, 25 janar - Një polemikë dhe frikë ka kapluar qytetin gjerman Kiel mbi zgjedhjet e qytetit ku partia CDU drejtohet nga mërgimtarët e suksesshëm. Drejtuesja e CDU-së, Wieslawa Muszynski, sipas informatave të publikuara nga partitë konkurrente, pas vetes mban shqiptarët nga Kosova. Zonja e Këshillit të qytetit, Kristina Herbst ka shpjeguar se votat janë të falsifikuara dhe se ajo ka parë vet disa personazhe të njohura nga “Klanet e Kosovarëve” se si ata kanë mbushur nga dy-tri fleta votuese duke ngritur kështu numrin e votave të CDU-së. Kryetari i këtyre votimeve, Witt ka kritikuar zonjën Herbst duke i shpjeguar asaj se ishte dashur që të përkujdeset më mirë në organizimin e fletëve votuese, kontrollin e tyre si dhe kontrollin kompjuterik. Kështu që Witt nuk ka pasur mundësi që vet të kontrolloj të gjitha kutitë e votimit. “Unë kam parë se disa nga pjesëmarrësit në votime kanë shpërndarë fletëvotimet, mirëpo unë nuk mund të them se ata kanë mbushur nga dy apo tri fletëvotime”, ka thënë Witt. Kryetari i partisë CDU, Thomas Stritzl ka shpjeguar se kjo është një e padrejtë dhe kërkon që votimet të përsëriten edhe njëherë.

Këshilltari për migracion, Cetin Yldirim, shpjegon se në Kiel jetojnë afër 44.000 shtetas gjerman me rrënjë emigrante dhe se këta emigrantë nuk guxojnë në asnjë mënyrë të bien nën drejtimin e partisë CSU. Yldirim shpjegon se ai është i lumtur sikur se në administrimin politik të qytetit të vinin fytyra të reja të cilat kanë rrënjë emigrante. (ina)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi