- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Shqiptarët provokohen edhe në Tetovë
Mon 26 Mar 2012 - 17:51
Mbrëmjen e ditës së Dielë rreth orës 11 e 30, një anëtarë i Shoqatës “Illyricum Libertas” në Tetovë, ka vërejtur në kryqëzimin e rrugës së Spitalit në rrugën e Komunës së Tetovës, një grumbull të rinjsh maqedonas duke vizatuar/pikturuar në murin përballë një grafit me përmbajtje politike, ku shkruhej në shkronja të mëdha cirilike, “Makedonija na Makedoncite”.
Në ora 11 e 40, anëtari i po kësaj shoqate ka lajmëruar inspektorin e Policisë NN, i cili e ka udhëzuar që rastin ta paraqesë në Polici, në numrin 192.
Në ora 12 e 11, anëtari i shoqatës NN ka lajmëruar Policinë në numrin në fjalë.
Rreth orës 12 e 15 tre anëtarë të shoqatës janë paraqitur personalisht në Stacionin Policor, zyrën numër 4. Aty i ka pritur një polic (shqiptar etnik), i cili ka qenë krejtësisht i painteresuar dhe ka ndërmarë masa vetëm pas kërkesës këmbëngulëse tonën, thonë nga Illyricum Libertas.
Në ora 12 e 30, 3 anëtarë të shoqatës Illyricum Libertas kanë qenë në vendin e ngjarjes. Graffiti me përmbajtje politike ka qenë i përfunduar. Nga Illyricum Libertas deklarojnë se kanë pritur të shohim paraqitjen e Policisë dhe se ajo ka mbëritur në vendin e ngjarjes reth orës 12 e 40, por që nuk është ndaluar tek vendi i ngjarjes, por vetëm ka kaluar me furgonin e Policisë dhe ka vazhduar më tej.
Më tej ata thonë që Policët në fjalë i kanë parë duke ngrënë dicka në një shitore ushqimore aty pranë.
Nga Illyricum Libertas, bëjnë me dije se janë në pritje të reagimit të Policisë në gjetjen e autorëve dhe të Prokuroroisë për të ngritur padi ndaj autorëve të mundshëm. Përndryshe, një rast i ngjashëm ndodhi edhe më 28 nëntor 2011, ku katër aktivistë të kësaj shoqate u arrestuan derisa ishin duke vizatuar një mural për nderë të ditës së Flamurit. MPB menjëherë ngriti padi, kurse në Gjykatën Themelore – Tetovë, vazhdon procesi hetues ndaj tyre me akuzën e nxitjes së urrejtjes etnike, racore, fetare dhe nxitjes së mosdurimit dhe ndarjes në shoqëri.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi