Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Mërgimi po thithë papunësinë Empty Mërgimi po thithë papunësinë

Tue 13 Mar 2012 - 10:30
Të dhënat e fundit zyrtare të Agjencionit për punësim tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të papunëve në Maqedoni sipas përkatësisë etnike, maqedonas janë 182.559 kurse shqiptarë 64.785 e të papunëve. Sipas shënimeve zyrtare, prej grupeve të tjera etnike deri më 31 janar

të këtij viti si të pa punë janë paraqitur 10.823 turq, 13.072 romë, 2107 serb, 854 vlleh, 511 boshnjakë dhe 6463 persona të tjerë të papunë. Mërgimi vite të tëra absorbon një pjesë të madhe të fuqisë punëtore në vend, sidomos nga Maqedonia perëndimore, prandaj edhe të dhënat zyrtare për strukturën e të papunëve në këtë rajon mbeten të paplota, pasi një pjesë e madhe e rinisë, por jo vetëm pjesëtarëve të kësaj moshe, e kërkojnë ekzistencën dhe fatin e tyre jashtë kufijve të Maqedonisë. Orientimi disadekadësh kryesisht kah mërgata dhe sektori privat apo bujqësia, ka ndikuar që popullata shqiptare të përjashtohet nga punësimi në fabrika.

Në vitet e para të pavarësisë së Maqedonisë si faktorë kryesor për problemin e madh me papunësisë, ekspertët e përmendin privatizimin diskutabil dhe mungesës e një strategjie afatgjate për hapjen e kapaciteteve të reja prodhuese dhe vendeve të reja të punës.

Si problem tjetër për të cilin bëhen përpjekje të tejkalohet, është edhe struktura e pavolitshme e e të papunëve, ku një pjese të madhe të personave të papunë, u mungon shkollimi i mesëm ose një pjesë e madhe e tyre janë edhe pa kualifikim arsimorë. Sipas komunave, në Manastir janë të regjistruar 800 shqiptarë të papunë nga 16.535 gjithsej të evidentuar, në Veles nga 12.943 të papunë, shqiptarë janë 1272. Në Gostivar nga gjithsej 12.549 të papunë, 6752 janë shqiptarë, në Dibër nga 3657, 1457 janë shqiptarë, në Kërçovë nga 7236 të papunë 2328 janë shqiptarë, në Krushevë nga 1729, 277 janë shqiptarë, në Kumanovë nga 22894 të papunë shqiptarë janë 9454, në Ohër nga 8996 të papunë 372 janë shqiptarë, në Resnjë nga 2498 të papunë–shqiptarë janë 180. Në nivel të qytetit të Shkupit nga gjithsej 63.811 të papunë, shqiptarë janë 20.197, në Strugë nga 7708 të papunë shqiptarë janë 2951, dhe në Tetovë nga 23.947 të papunë shqiptarët janë 18.249. Sipas shkallës së papunësisë në Tetovë nga rreth 24 mijë të papunë jo të kualifikuar janë 13.451, gjysmë të kualifikuar janë 1557, të kualifikuar janë 682, me shkollë të mesme janë 5402, me shkollë të lartë 140, me fakultet 1384 , magjistra 13 dhe 1 doktor shkencash. Në Gostivar nga 12.549 të papunë, pa kualifikime janë 7557, gjysmë të kualifikuar janë 114, të kualifikuar janë 892, me shkollë të mesme 3073, me shkollë të lartë 91, me fakultet 722, kurse 7 janë magjistra dhe një doktor shkence. Në Dibër nga 3657 të papunë me kualifikim të ulët janë 2379, gjysmë të kualifikuar janë 321, të kualifikuar 138, me shkollë të mesme janë 673, me shkollë të lartë janë 42, me fakultet janë 102 si dhe dy magjistra. Në Kërçovë nga 7236 të papunë jo të kualifikuar janë 3387, gjysmë të kualifikuar 454, të kualifikuar janë 949, me shkollë të mesme janë 1787, me shkollë të lartë janë 122, me fakultet janë 527 dhe 10 magjistra. Në Kumanovë nga 22894 të papunë pa kualifikime janë 11961 persona, gjysmë të kualifikuar 670, të kualifikuar 3229, me shkollë të mesme 5785, me shkollë të lartë 210, me fakultet 1017, 18 magjistra dhe një doktor shkence. Në nivel të qytetit të Shkupit nga 63.811 të papunë, pa kualifikime janë 27.516, gjysmë të kualifikuar janë 10.726, të kualifikuar janë 12.361 , me shkollë të mesme janë 16.136, me shkollë të lartë janë 655, me fakultet të papunë janë 6158 , magjistra janë 197 dhe doktor shkence janë 9. Në Strugë nga 7708 të papunë, 3931 janë jo të kualifikuar, gjysmë të kualifikura janë 729, të kualifikuar janë 907, me shkollë të mesme janë 1423, me shkollë të lartë janë 106, me fakultet 603, dhe magjistra janë 9 persona.

Shumica presin punë më shumë se 2 vjet

Trendet janë të ngjashme në tërë Maqedoninë edhe për sa i përket kohës së pritje për punësim, ndërsa pjesa më e madhe e të punësuarve presin më shumë se dy vjet të punësohen. Nga dy vjet për punësim në Gostivar presin 12549 persona të papunë, në Kërçovë 7306, në Dibër 3657 të papunë, në Kumanovë 7003, në Strugë 2.298, në Qytetin e Shkupit 22.534 dhe në Tetovë 8246 prej 23.947 të papunë. Sipas moshës që presin punë, nga 15-29 vjet në Gostivar janë regjistruar 4179 persona, në Dibër 1139, në Kërçovë 1981, në Kumanovë 6134, në Qytetin e Shkupit 14.638 persona, në Strugë 2206 persona dhe në Tetovë 7079 persona të pa punë.

Fisnik PASHOLLI/KOHA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi