Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pronat, Berisha sulmon Topin: E ka bërë veten kooperativist Empty Pronat, Berisha sulmon Topin: E ka bërë veten kooperativist

Wed 14 Mar 2012 - 1:54
Në mbledhjen e radhës të qeverisë, kryeministri Berisha sulmoi kreun e shtetit për çështjen e pronave, duke theksuar se “kthimi i pronës është problem madhor edhe për vendet më të zhvilluara të botës që nuk zgjidhet me shkop magjik, as me urrejtje, por me alternativa.”

Duke iu referuar akuzave të Presidentit Topi për moszgjidhjen e problematikës së pronës, Berisha tha se "çdokush që ka krijuar kooperativë bujqësore në mes të Tiranës për të përfituar prona si kooperativist nuk duhet të irritohet nga aktet administrative që ndërmerr qeveria."

Kryeministri nënvizoi se qeveria do të vazhdojë me vendosmëri të çojë përpara zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe t’u japë përgjigje problemeve të krijuara dhe të trashëguara.

“Ndonjëri që mërzitet nga aktet që lëshohen për pronën, i them se askush nuk duhet të mërzitet nëse e ka bërë veten kooperativist për të marrë prona, ka bërë një gabim fatal ai që ka mashtruar për një gjë të tillë. Kooperativë bujqësore në qendër të Tiranës nuk ka pasur kurrë. Në këtë fushë po lëvizet me vendosmëri të madhe, me shpejt dhe më fuqishëm se në asnjë fushë tjetër, por kjo është një fushë e komplikuar.”- u shpreh kryeministri.

Në lidhje me ndërtimet e të shpërngulurve, kryeministri tha se në asnjë vend të botës nuk janë rrafshuar ndërtimet e ardhura si rezultat i një fenomeni konstant dhe të drejtës legjitime të njerëzve, për të zgjedhur vendin ku do të jetojnë.

“Dëshira e qytetarëve për të jetuar në qytet është një nga dëshirat me legjitime të njeriut. Çdo njeri ka të drejtë dhe do të ketë të drejtë të zgjedhë vendin ku do banojë. Krijohen probleme, por ndaj janë autoritetet për t’ju dhëne përgjigje e për të zgjidhur këto probleme.” – vijoi më tej kryeministri Berisha.

Kryeministri foli edhe për uljen e çmimit të një sërë medikamentesh, duke përgëzuar Ministrinë e Shëndetësisë për lehtësimin e buxhetit familjar të atyre që janë të detyruar të blenë ilaçe.

“Zoti Vasili unë dua të falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtoritë përkatëse për zbatimin e këtyre listave. Kërkoj që kjo përpjekje të vazhdojë për tu harmonizuar me vlerat e tregut, për tu goditur çdo formë spekulimi. Aty ku ekziston mundësia qytetarët e këtij vendi të mund të blejnë me çmime të harmonizuar. Kemi një listë prej 412 medikamentesh që rimbursojmë, por duhen shmangur spekulimet në treg”, u shpreh Berisha.

Më tej ai theksoi se vendi është në prag të dy festave të Ditës së Verës që vjen nga kohërat më të hershme që ka për epiqendër Elbasanin, por edhe 20-vjetori i përmbysjes së diktaturës në Shqipëri.

“Imagjinoni sikur 100-vjetori të na gjente ndryshe, se si do të ishim, pra ky 20-vjetor vjen si kurorë e bukur e 100-vjetorit, kurora e përpjekjeve të shqiptarëve për ndërtimin e demokracisë.”- tha Berisha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi