- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
NORVEGJI, AHMET BERISHA RREZIKON VETEN - SHPËTON TË TJERËT
Sat 24 Mar 2012 - 21:22
Ahmet Berisha, 42 vjeçar nga Deçani, është bërë hero lokal në Oslo të Norvegjisë, duke rrezikuar veten në mbrojtje të jetës së të tjerëve. Berisha u gjet në mes të një aksioni policor që po ndiqte një të ri, i cili sapo kishte kryer një vjedhje të rëndë. Kosovari i doli përpara me veturën e tij dhe kësisoj e ndihmoi policinë, e cila po shtinte në drejtim të hajnit në lëvizje.
“Nuk doja që ai të vazhdonte në qendër të qytetit, sepse mund të bënte shumë dëme në njerëz. Meqë kisha frikë se mund të vriste dikë, mendova se është më mirë nëse ndalem dhe e bllokoj me veturën time”, tha Berisha për gazetën Dagbladet, transmeton Indeksonline.
Personi i dhunshëm e shtyu për një metër me automjetin e tij veturën e Berishës, por më larg nuk mund të shkonte dhe policia e ndaloi shpejt. Berisha u shpreh i lumtur që askush nuk u lëndua, kurse policia e falënderoi për këtë ndihmë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi