Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ushqimet, të cilat kanë më shumë kalori sesa mendojmë ne Empty Ushqimet, të cilat kanë më shumë kalori sesa mendojmë ne

Thu 15 Mar 2012 - 3:44
1. Rrushi i tharëEdhe pse rrushi i tharë është i shëndetshëm dhe i shkëlqyeshëm për nxitje të tretjes, po nuk është ushqim me pak kalori. Një qese e vogël mundet të përmbajë edhe deri në 130 kalori, pra ekspertët mendojnë se është më mirë që të hahet një enë e plotë me rrush të freskët dhe ashtu të kurseni në kalori.2. Ëmbëlsirat me orizEdhe pse duken sikur “dietale’ ato nuk kanë pothuajse ndonjë shije, shpesh përmbajnë sasi të njëjtë të kalorive sa edhe biskotat e thjeshta. Është më mirë të hani diçka që do të ju kënaqë dhe do të ju japë energji me sasi të njëjtë të kalorive.3. Çokollata e zezëÇokollata e zezë është zëvendësim i shkëlqyeshëm për ëmbëlsira të ndryshme me plot sheqer dhe yndyra, por 100 gramë të kësaj çokollate mundet të përmbajë edhe deri në 600 kalori. Mos e teproni, pra me çokollatë të zezë vetëm për shkak se është më e shëndetshme se e zakonshmja, por hani vetëm një pjesë të vogël, ndërsa pjesën tjetër e lini për nesër.

4. Vaji i ullirit
Dy lugë me vaj ulliri pasurojnë shujtën tuaj, madje edhe me 238 kalori, gjë që nuk e vërejnë shumë njerëz, sepse mendojnë për të si për një “ushqim të shëndetshëm”. Duhet pasur kujdes me të gjitha vajrat, gjithashtu edhe me atë të ullirit.

5. Përzierja
Shumë amvise me dëshirë shërbejnë përzierjen, e cila përbëhet nga bajamet, arrat dhe pemët e thara, por shpesh shpërfillet fakti që një filxhan me një përzierje të tillë mund të përmbajë edhe deri në 700 kalori!
6. Salmoni
Salmoni është shumë i shëndetshëm dhe shumë i mirë për shëndetin tonë, por ka më shumë kalori sesa mendojnë shumë njerëz. Një file ka mesatarisht 734 kalori, ndërsa kur ia shtojmë vajin dhe erëzat, mund të arrijë edhe deri në 1.000 kalori dhe atë pa ia shtuar patatet, orizin ose sallatën.

7. Thërrimet e bukës
Fakti që janë thërrime të bukës nuk do të thotë që janë pa kalori. Nëse vendosni t’i shtoni ushqimit thërrime të bukës, ia shtoni edhe 100 deri në 150 kalori shujtës suaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi