Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E shanin për komentet e saj në Facebook, nxënësja çon në gjyq mësuesit Empty E shanin për komentet e saj në Facebook, nxënësja çon në gjyq mësuesit

Thu 15 Mar 2012 - 19:04
E shanin për komentet e saj në Facebook, nxënësja çon në gjyq mësuesit Facebook1-300x167Tri herë ata e poshtëruan dhe e dënuan për deklaratat e postuara në faqen e saj në Facebook.

Por në fund dymbëdhjetë-vjeçarja amerikane me inicialet R.S. vendosi të padisë shkollën e saj, duke i kërkuar dëmshpërblim për shumëllojshmëri të abuzimit nga ana e mësimdhënësve.

Kjo ka bërë që shumë qytetarë amerikanë ta marrin në diskutim historinë e kësaj vajze të vogël nga Minesota, e cila i ka çuar mësuesit e saj para gjykatës, vetëm sepse ata e fyenin lidhur me komentet që ajo bënte në faqen e saj në Facebook.

Ndërkaq, lidhur me këtë ngjarje, publiku amerikan është i ndarë. Në njërën anë, janë ata që pohojnë se mësuesit nuk kanë të drejtë të hetojnë postën private dhe bisedat në internet të studentëve të tyre, edhe nëse ata janë të mitur. Nga ana tjetër, janë ata që thonë se mosha e re e fëmijëve, ka nevojë për një kontroll shumë të ngushtë nga ana e mësimdhënësve.

Sipas akuzave të bëra nga vajza, shkolla ka shkelur amendamentin e parë dhe të katërt në Kushtetutën amerikane, të cilat garantojnë përkatësisht lirinë e fjalës dhe të drejtën për të mos u kontrolluar në mënyrë të paarsyeshme.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi