Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ke lindur në dimër? Je më i prirur drejt depresionit Empty Ke lindur në dimër? Je më i prirur drejt depresionit

Sat 17 Mar 2012 - 3:20
Jeni i shenjës së Peshores, Akrepit, Shigjetarit, Bricjapit apo Ujorit? Ke më shumë gjasa se të tjerët të biesh në depresion gjatë jetës.Të paktën kështu pohon një studim i fundit i botuar nga Universiteti i Bolonjës, i cili sheh një lidhje pikërisht mes të lindurit në stinën e ftohtë dhe të qenit më tepër melankolik dhe depresiv se të tjerët.Hartuesit e tij e shohin pikërisht rrezikun në rritje të depresionit te të lindurit e këtyre shenjave zodiakale, me sasinë e shkurtër të dritës, në kohën kur kanë lindur.Efekti i saj në psikikë, duket se mbetet, veçanërisht tek vajzat, gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës.Duke i dhënë një shpjegim shkencor ndjeshmërisë së lartë të shënuar nga to, gjatë ngjarjeve të jetës.Në vitet e fundit, psikologët në Universitetin e Bolonjës, në bashkëpunim me kolegët nga universitetet e tjera italiane dhe të huaj, kanë studiuar korrelacionin midis datës së lindjes dhe zhvillimit të depresionit. Instrument i përdorur për të vlerësuar rrezikun e depresion të lidhur me shenjën zodiakale, quhet SPAQ-CA.

I ashtuquajturi “personalitet i dimrit”, shfaqet me një dëshirë më të madhe se të tjerët për të ngrenë e për të fjetur.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi