Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Raporti, shqiptarët në krye të listës së emigrantëve të përzënë nga Italia Empty Raporti, shqiptarët në krye të listës së emigrantëve të përzënë nga Italia

Sat 17 Mar 2012 - 3:50
Raporti, shqiptarët në krye të listës së emigrantëve të përzënë nga Italia Emigrante-noa.al_Romë, 16 mars 2012, NOA/ Arjola Ymeraj- Si hyhet sot në Itali, në cilat rrugë dilet, si bëhesh i parregullt?

Gjatë vitit të fundit Italia ka lëshuar 1 milionë e 543 mijë leje hyrje nga të cilat 1 milionë e 300 mijë janë leje turistike me kohë të shkurtër, por shumica e tyre nuk respektohet thuajse kurrë.

Aktualisht numri i emigrantëve të parregullt i kalon 500 mijë, është ky rezultati që del nga raporti i katërt i “European Migration Network”, ku theksohet se shqiptarët vijojnë të mbajnë rekordin si emigrantë të parregullt dhe që përzihen më shpesh nga Italia.

Duke u qëndruar shifrave, në Itali mbi 1 milionë e 300 mijë vizitorë janë me qëndrim të shkurtër, e pikërisht këtu krijohen rastet e para të klandestinëve, pasi nuk respektohet afati i kthimit dhe vizitorët qëndrojnë në mënyrë ilegale në Itali.

Siç raporton agjencia e lajmeve noa.al, në raportin e EMN, gjithsesi vihet re një ulje e numrit të të parregullve në vend, duke nisur nga viti 2002, falë lehtësive të krijuara për të qëndruar në shtetin fqinj.

“Nëse në vitet e para të 2000 shifra prej 1 milionë emigrantësh të parregullt ishte pak a shumë afër realitetit, aktualisht kjo shifër është përgjysmuar. Janë lëshuar 600 mijë leje qëndrimi për familje dhe punë gjatë vitit 2009”, thuhet në raport.

Lidhur me numrin e përjashtimeve, gjatë 2010 në Itali janë pikasur nga policia 47 mijë emigrantë të parregullt.

Nga këta numri i atyre që janë përzënë nga Italia ka kapur shifrën e 4890.

Në raport theksohet se vendin e parë në listën e të përzënëve (Espulsi) e mbajnë shqiptarët të ndjekur nga marokenët dhe tunizianët.

Lidhur me rregullueshmërinë e qëndrimit të emigrantëve, Italia ka nisur marrëveshje bashkëpunimi me vendet që kanë numrin më të lartë të emigrantëve.

a.y/noa.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi