Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aktivitete në Austri, Britani dhe Rumani për 100-vjetorin e Pavarёsisё Empty Aktivitete në Austri, Britani dhe Rumani për 100-vjetorin e Pavarёsisё

Sat 17 Mar 2012 - 3:55
Aktivitete në Austri, Britani dhe Rumani për 100-vjetorin e Pavarёsisё Hotel-continental-Bukuresht-foto-e-rralleTiranë, 16 mars 2012, NOA - 100-vjetor i Pavarësisë së Shqipërisë po festohet me aktivitete të ndryshme në vendet ku 100 vite më parë ka pasur aktivitete nga patriotët shqiptarë për shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Aktivitete janë zhvilluar në Austri, Britani dhe Rumani. Nё kuadёr tё 100 vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё, Ambasada nё Austri dhe Misioni i Pёrhershёm pranё Organizatave Ndёrkombёtare nё Vjenё, hapёn nё krahinёn e Burgenlandit ekspozitёn fotografike “Besa: Shqiptarё qё shpёtuan hebrej gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore”. Veprimtaria u realizua nё bashkёpunim me agjensinё e organizimit tё eventeve “Milli Segal”, konsullatёn tonё tё nderit nё krahinёn e Burgenlandit dhe autoritetet vendore tё kёsaj tё fundit.

Ambasadori pran Organizatave Ndёrkombёtare nё Vjenё, Spiro Koçi, theksoi se kjo veprimtari pёrkon me 100 vjetorin e pavarёsisё sё Shqipёrisё, qё po kremtohet me nder dhe krenari nga tё gjithё shqiptarёt kudo qё ndodhen, pёrfshirё kёtu diasporёn tonё nё Austri. Ai shtoi se historia e shpёtimit tё hebrejve gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore flet pёr kurajon, bujarinё dhe solidaritetin qё kanё dёshmuar Shqipёria dhe shqiptarёt nё ditёt mё tё vёshtira tё historisё tonё si shtet i pavarur.

Ambasadori Koçi u shpreh se kjo histori e ka zanafillёn tek tradita shumёshekullore e tolerancёs, bёshkёjetesёs dhe harmonisё fetare qё karakterizon shoqёrinё shqiptare. Konsulli i nderit tё Shqipёrisё nё Burgenland, Reinhard Gnilsen, vlerёsoi rёndёsinё e kёsaj veprimtarie nё kuadёr tё 100 vjetorit tё pavarёsisё sё Shqipёrisё dhe promovimit tё vlerave tё kuturёs sё vjetёr shqiptare nё Austri.

Nё ceremoninё e hapjes sё ekspozitёs morёn pjesë ambasadori i Kosovёs nё Austri, pёrfaqёsues tё Muzeut Yad Vashem pёr Evropёn qendrore, autoritetet vendore tё krahinёs sё Burgenlandit dhe dhjetra pёrfaqёsues tё diasporёs shqiptare nё Austri.

Aktivitete janë zhvilluar dhe në Londër. Më 14 mars 2102, Ambasada Shqiptare në Londër organizoi një aktivitet në bashkëpunim me Shoqërinë Anglo-Shqiptare dhe me Ambasadën e Kosovës në Londër. Aktiviteti hapi siparin e një sërë eventesh që do të organizohen në Londër me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, përvjetor që përkon edhe me 100-vjetorin e Shoqërisë.

Aktivitetin e hapi Kryetari i Shoqërisë, Stephen Nash, ish-Ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri. Mal Berisha, i Ngarkuar me Punë në Londër, në përshëndetjen e tij vlerësoi vendin që zë Shoqëria në historinë e Shqipërisë dhe rolin e krijuesve të saj në pavarësisë e vendit, si deputeti dhe diplomati Aubrey Herbert dhe Edith Durham. Botuesi i mirënjohur dhe njëkohësisht zv. Ambasador i Kosovës në Londër, Bejtullah Destani, mbajti një ligjëratë mbi historikun dhe veprimtarinë e Shoqërisë Anglo-Shqiptare që prej krijimit të saj dhe deri në ditët e sotme. Të pranishmit i përshëndeti edhe historiani i njohur, i cili mban edhe postin e Presidentit të Shoqërisë, Noel Malcolm. Ambasada në Londër në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Kosovës dhe Shoqërinë Anglo-Shqiptare, ka përgatitur një program të gjerë aktivitetesh për festimet e këtij viti jubilar i cili do të kulmojnë me javën shqiptare para Ditës së Pavarësisë.



Po ashtu aktivitet janë zhvilluar dhe në Bukuresht të Rumanisë. Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar, më 14 mars 2012, në mjediset e Hotelit “Continental” në Bukuresht, është përkujtuar nisja e rrugëtimit drejt pavarësisë kombëtare. Pikërisht në mjediset e këtij hoteli, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Rumani, Z. Sami Shiba, u takua me përfaqësuesit e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, respektivisht me Kryetarin Z. Mircea Istrate, Kryetarin e nderit dhe themeluesin e kësaj shoqate, Prof. Xhelku Maksutoviç dhe me Kryeredaktorin e gazetës “Albanezul/Shqiptari”, z. Baki Ymeri. Takimi kishte si qellim të përkujtonte atë kohë, kur në këtë hotel 100 vjet më parë, themeluesi i shtetit të parë kombëtar shqiptar, Ismail Qemali u takua me përfaqësues dhe patriotë të Bashkësisë së Shqiptarëve të Rumanisë dhe mori mbështetjen e tyre për shpalljen e shtetit të pavarur shqiptar, në Vlorë, më 28 nëntor 1912.

Ambasadori dhe drejtuesit e BKSHR bënë dhe një vizitë në Kishën “Dintro zi”, e cila i është dhënë në përdorim komunitetit shqiptar të Rumanisë nga viti 1911 deri më 1949, vend ku ka kryer shërbesën në gjuhën shqipe, rilindasi, politikani, shkrimtari, përkthyesi dhe atdhetari Fan Stilian Noli.

a.k/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi