Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kush është alergjik, të hajë vezë prej Australie Empty Kush është alergjik, të hajë vezë prej Australie

Sun 18 Mar 2012 - 17:49
Kush është alergjik, të hajë vezë prej Australie 1173-300x158Shkencëtarët australianë janë duke krijuar vezët laboratorike, të cilat nuk shkaktojnë alergji ushqimore, e mund të vihen në përdorim edhe si vaksina kundër tyre.

Janë pikërisht shkencëtarët e Universitetit të Melburnit, të cilët janë duke trajtuar pulat në një mënyrë të posaçme, nga e cila pretendojnë të nxjerrin më pas vezën “magjike” e cila nuk mund të shkaktojë alergji dhe të mbron prej saj

Nga ana e tij, profesor Suphioglu Cenk, i cili drejton projektin tha në një deklaratë se qëllimi nuk është që të prodhohen pula të modifikuara gjenetikisht, por thjesht që të krijohet një qasje krejtësisht e re e problemit.

"Ne jemi thjesht duke modifikuar proteinat e albuminës që gjenden tek veza, në mënyrë të tillë që të mos promovojnë alergjinë. Në studimet e fundit kanë qenë të klonuar gjenet e alergjisë që shkakton veza, por askush deri më tani ka arritur të bëjë jo-alergjike proteinat e saj”, ka sqaruar ai lidhur me një fakt të tillë.

Disponueshmëria e vezëve jo-alergjike do të jetë një lehtësim për mijëra fëmijë, në rrezik të goditjes fatale anafilaktike nëse ata hanë të bardhë veze, mbështet Suphioglu.

e.t/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi