Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Obama shpall kandidatin për Bankën Botërore  Empty Obama shpall kandidatin për Bankën Botërore

Fri 23 Mar 2012 - 19:06
Shtetet e Bashkuara janë përballur me një sfidë të paprecedentë ndaj traditës së tyre për zgjedhjen e kandidatit për president të BB. Kjo pasi vendet në zhvillim të Afrikës kanë dalë me një kandidat të tyre për të marrë drejtimin e Bankës Botërore, ndërsa Presidenti Obama ka dominuar, Jim Yong Kim, si kandidat për kreun e këtij institucioni. Deri më tani kjo bankë është drejtuar nga një shtetas amerikan.

Me një shembull të rrallë të unitetit mes vendeve Angola, Nigeria dhe Afrika e Jugut me anë të një deklarate thanë se mbështesin ministren e Nigerisë, Ngozi Okonjo-Iweala, si kandidate për të zëvendësuar, Robert Zoelik në krye të Bankës Botërore, mandati i të cilit përfundon në korrik. Ajueala njihet si një ekonomiste dhe diplomate e respektuar.

Në deklaratën publike, 3 vendet e mësipërme thanë se propozimi i tyre bazohet në “besimin se emërimet në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar duhet të bëhen mbi baza të meritës, të jenë të hapura dhe transparente.

Propozimi u vlerësua si një akt i rrallë i unitetit mes vendeve, që zakonisht përplasen për dominancë në kontinentin afrikan. Kanë mbetur vetëm disa orë nga përfundimi i afatit fundor për shpalljen e kandidaturave dhe Uashingtoni ka propozuar si kandidat për kreun e Bankës Boterore, Jim Yong Kim.

Ndërsa Brazili duket se do mbështesë ish-ministrin e financave të Kolumbisë Jose Antonio Ocampo, por nuk mund ta bëjë këtë veprim pa mbështetjen e ministrit që pranoi ofertën por tha se synon presidencën e organizatës botërore të punës. Rusia deri më tani nuk është shprehur për ndonjë kandidat jo amerikan.
Express.mk
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi