Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1274
<b>Hobi</b> Hobi : te dhuroj gjak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/06/2011

Studimi: Kush ka makinë me naftë, rrezikohet nga kanceri i mushkërive Empty Studimi: Kush ka makinë me naftë, rrezikohet nga kanceri i mushkërive

Thu 29 Mar 2012 - 11:57
Studimi: Kush ka makinë me naftë, rrezikohet nga kanceri i mushkërive

Gazrat që lëshojnë motorët e makinave me naftë, të klasifikuar edhe më
parë si kancerogjene nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin
(IARC), konsiderohen si shkak i shtimit të vdekjeve nga kanceri i
mushkërive, në një studim të fundit të saj.

"Rezultatet e fundit të hulumtimit amerikan, - thotë Sergio Harari, drejtor
i spitalit San Giuseppe di Milano, - përforcojnë analizat e mëparshme
që dokumentojnë se ndotja prej të tilla gazrave përbën edhe shkakun e
sëmundjeve kardiovaskulare dhe respiratore, duke përfshirë në veçanti
tumoret e mushkërive”.

Gjithsesi, ky studim nuk harron të
përmendë edhe faktin tjetër, se tymi i cigares, vazhdon të zërë vendin e
parë në shkaktimin e tumoreve të mushkërive.

Konkretisht,
studiuesit amerikanë, Michael D. Attfield dhe Debra T. Silvermanhanno,
analizuan të dhënat e marra në mbi 12 mijë minatorë që përdorin makina
të ndryshme me motorë me naftë. Zbulimet treguan se minatorët më të
ekspozuar ndaj gazeve, kishin rrezikun më të lartë të zhvillimit të
kancerit të mushkërive, duke rrezikuar madje edhe vdekjen.


“Rezultatet e hulumtimit tonë janë të rëndësishme edhe për miliona
evropianë të cilët çdo ditë duhet të përdorin pajisje me naftë. Por edhe
duke iu referuar qendrave urbane të Kinës, Meksikës dhe Portugalisë, të
cilat gjatë dekadës së fundit kanë arritur nivelet e smogut, të
ngjashme me ato të regjistruara në minierat nëntokësore”, citojnë
autorët e këtij studimi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi