Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si shpjegohet lidhja jone me kafshet dhe se si komunikojne qente me ne Empty Si shpjegohet lidhja jone me kafshet dhe se si komunikojne qente me ne

Sat 31 Mar 2012 - 2:25
Nuk është e pazakontë të dëgjosh njerëz që flasin për lidhjen e fortë që kanë ata me kafshën e tyre. Kjo lidhje është veçanërisht e qartë në klinikën veterinare. Madje, është kjo arsyeja pse njerëzit i çojnë kafshët për t’i vizituar.Shumë shkencëtarë kanë gjetur mjaft fakte rreth kësaj lidhjeje të veçantë (koncept shumë dimensional) për shembull:- J. Bosard në Revistën “Mental Hygiene” (1950) sqaronte nga pikëpamja sociologjike se kafsha e shtëpisë janë burim i një dashurie të pakushtëzuar, të dobishme për të nxjerrë jashtë ndjenjat, si dhe mësues për fëmijët mbi çështje si përgjegjshmëria, shoqëria dhe rregullat e tualetit.- Konrad Lorenc (Laureat i çmimit Nobel në vitin 1973) ose “babai i lidhjes njëri-kafshë” dhe një prej themeluesve të etologjisë, në autobiografinë e tij citon: “Dëshira për të mbajtur një kafshë buron nga lidhja e gjatë me natyrën. Kjo lidhje është analoge me ato funksione të njeriut si emocionet e dashurisë, shoqërisë së pastër dhe ndershmërisë”.

- Boris Levinson studioi mbi dobitë e kafshëve lidhur me“vlerat kuruese”, duke i hapur kështu rrugën drejtimit të“pet terapisë” p.sh., përdorimi i kafshëve si terapi për fëmijët me probleme (vitet 1962-75).

Si shpjegohet kjo lidhje me kafshët në mënyrë shkencore?

Teoria e zhvillimit të familjes propozon që njerëzit në familje kanë cikle të ndryshme të jetës. Një kafshë shtëpiake mund të përmbushë role të ndryshme për një pronar lidhur me një fazë të jetës së pronarit. Për njerëzit, kafshët karakterizohen shpesh si pjesëtarë të familjes. Për të sapomartuarit ato konsiderohen si zëvendësues të fëmijëve; për një çift me fëmijë si shoqëri për fëmijët e tyre dhe si siguri familjare, ndërsa për adoleshentët si shoku më i mirë. Sipas studimeve psikologjike (1988), kafshët shtëpiake në qytete luajnë një rol emocional zëvendësues për fëmijët dhe gratë.

Teoria e mbështetjes sociale është ajo që i referohet llojeve të ndryshme të ndihmës që na japin njerëzit e tjerë (ndihmë emocionale, praktike, informacioni dhe vlerësimi).

Studimet tregojnë se edhe kafshët e shoqërimit bëhen pjesë e rrjetit social të pronarit. Sot kafshët drejtojnë të verbrit, aspekt i cili flet për ndihmë praktike etj.

Teoria “e ngjitjes” është teoria më e shfrytëzuar për të treguar lidhjen me kafshët. Njerëzit shfaqin disa “sjellje ngjitëse” që hasen shpesh në klinikat veterinare. Kjo lidhje shpesh përshkruhet e ngjashme me atë të nënës me fëmijën, të dy shokëve të ngushtë ose si bashkëshortë. Në klinika vihen re 4 forma afrimiteti: të qëndruarit ngjitur gjatë gjithë kohës, stresi në ndarje (shqetësim, lotim), komente të qarta për të vërtetuar sigurinë e kafshës së tyre dhe biseda personale për kafshën e tyre (p.sh., të tipit “si e trajtoj macen”).

Sipas studimeve, njerëzit që janë më të dhënë pas kafshës së tyre janë kryesisht: femrat, njerëz me shumë shoqëri ose të vetmuar dhe mosha e tretë ndërkohë që gjendja socio-ekonomike, edukimi ose të ardhurat nuk janë tregues domethënës i kësaj lidhjeje.

Sa më mirë ta njihni qenin tuaj aq më mirë do të interpretohet se çfarë ai po thotë nëpërmjet sjelljes së tij

Studimi, ja se si komunikojnë qentë me ne

Çdo dashamirës i qenve e di mirë se si “miku më i mirë i njeriut” shpreh gjendjet e tij shpirtërore. Veshë të puthitur mirë pas kokës, gjendje të ashpër dhe bishtin drejt do të thotë: Mos më bezdis. Veshë të ngritur, trupin në lëvizje dhe lëvizja e bishtit pa pushim do të thotë: Sa i lumtur jam që të shoh. Përveç këtyre karakteristikave, kohët e fundit është zbuluar edhe një tjetër karakteristikë e gjuhës së qenit, e cila ndoshta mund t‘i habisë pa masë padronët e tyre më të kujdesshëm. Kur qeni është i vëmendshëm kundrejt diçkaje apo dikujt, do lëvizë bishtin më djathtas, ndërsa kur do ta zhvendosë atë majtas, nuhat diçka negative.

Studimi që përshkruan këtë fenomen është publikuar në revistën “Current Biology” dhe titullohet “Lëvizja asimetrike e bishtit te qentë u përgjigjet stimujve të ndryshëm emotivë” dhe autorët e tij janë disa shkencëtarë të Universitetit të Triestes dhe dy veterinerë të Universitetit të Barit. “Është një studim intrigues edhe pse lidhet me një numër të madh kërkimesh, të cilat tregojnë ekzistencën e një asimetrie emocionale në tru”, thotë njëri nga studiuesit, Richard J. Davidson, në Universitetin e Wisconsin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërkimet kanë treguar se në pjesën më të madhe të kafshëve, te zogjtë, hemisfera e majtë e trurit specializohet në ato sjellje që shkencëtarët e përcaktojnë si afrim dhe akumulim energjetik. Te njerëzit, kjo do të thotë se hemisfera e majtë u është bashkangjitur ndjenjave pozitive si dashuria, ndërsa hemisfera e djathtë specializohet në sjelljet e “distancimit” si frika dhe depresioni. Që nga momenti që hemisfera e majtë kontrollon pjesën e djathtë të trupit, ndërsa hemisfera e djathtë kontrollon pjesën e majtë, këto asimetri shfaqen edhe vetëm në dy pjesët e tjera të trupit. “Bishti i qenit është shumë interesat, thotë Davidson, pikërisht sepse gjendet në pozicionin qendror të trupit, nuk është as nga e majta e as nga e djathta”. Në këtë rast, asimetria emocionale ekziston, apo jo?

Për ta zbuluar këtë, shkencëtarët kanë rekrutuar 30 qenë shtëpie të racave të ndryshme, duke i lidhur në një kafaz të pajisur me telekamera, që regjistrojnë me përpikëri lëvizjen e bishtave të tyre. Kështu, shkencëtarët i përballën me katër stimuj të ndryshëm emotivë: padronin e tyre, një njeri të panjohur, një maçok dhe një qen të panjohur shtëpiak. Çdo herë, personi ose kafsha i shfaqej qenit për një minutë, me një pushim 90 sekondash ndërmjet shfaqjeve. Eksperimentimi vazhdoi për 25 ditë, me 10 seanca në ditë. Kur qentë shihnin padronët e tyre, lëviznin bishtin vrullshëm të spostuar nga ana e djathtë. Kur shihnin një person të panjohur, lëviznin bishtin mesatarisht edhe në këtë rast më shumë nga e djathta se sa nga ana e majtë. Duke parë macen, qentë tundnin bishtin më shumë djathtas se majtas, por me një kënd më të zvogëluar. Kur gjendeshin përballë një qeni të panjohur dhe agresiv, një pastor i madh belg Malinois, tundja ishte e spostuar totalisht nga e majta.

Konkluzioni, thotë njëri prej shkencëtarëve, është se kur qentë tërhiqen nga diçka, qoftë edhe nga një mace e qetë dhe miqësore, e tundin bishtin nga e djathta, ndërsa kur kanë frikë, bishti i tyre lëviz majtas. E gjithë kjo tregon se muskujt e pjesës së djathtë të bishtit pasqyrojnë emocione pozitive, ndërsa muskujt e pjesës së majtë shprehin emocione negative.

Disa kërkues thonë se asimetria cerebrale është një fenomen që karakterizon vetëm qeniet njerëzore (për shkak të evolucionit të gjuhës në hemisferën e majtë), por kohët e fundit janë zbuluar asimetri analoge edhe tek ato qenie të cilat janë përcaktuar si krijesa të lehta, thotë Lwsley Rogers, neuro-shkencëtare e universitetit “New England” në Australi. Kameleonët meshkuj tregojnë një agresivitet më të madh, të shprehur nga ngjyra e lëkurës, kur shikojnë një kameleon tjetër me syrin e majtë. Një bretkosë do të largohet më shpejt se një grabitqar që hyn në pamjen e tij vizive të majtë (hemisfera e djathtë/frikë). E njëjta bretkosë, kur bëhet fjalë për të kapur një karkalec, do të preferojë të zgjedhë gjuhën në anën e djathtë të tij (hemisfera e majtë/ushqimi). Dhe zogjtë? Preferojnë të përdorin syrin e majtë për të kërkuar ushqim dhe syrin e djathtë për të qenë të kujdesshëm ndaj ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetesën e tyre.

Qentë nuk flasin, por me lëvizjet e tyre ata mund të komunikojnë në mënyrë të shkëlqyer me njerëzit.

Gjuha e qenve është komunikimi viziv, pasi qentë nuk flasin, por përmes lëvizjeve të trupit të tyre komunikojnë me ne

Si të kuptojmë lëvizjet e qenit

Paraqitja nën normalen është e karakterizuar nga:

1. veshët e çuar mbrapa
2. bishti në mes të këmbëve
3. shikimi i shpërqendruar
4. pjesa e pasme e ulur poshtë

Qeni që kërkon të tregojë bindjen aktive, lëviz poshtë në tokë, gati duke u tërhequr dhe i merr erë turirit të tjetrit. Kur arrin bindjen pasive, qeni hidhet në tokë, me barkun sipër, duke treguar pjesën e hijeve. Mund të arrijë edhe të urinojë pak, veçanërisht nëse është një këlysh i vogël. Është sikur dëshiron të thotë: Shiko sa i vogël që jam dhe i parrezikshëm, mos më bëj keq!

“Qëndrimi dominues” është ai që merr një qen kur dëshiron të komunikojë superioritetin e tij hierarkik, dominimin mbi një tjetër. Kjo do të thotë që ai ndihet i sigurt në vetvete dhe e tregon me trupin e tij. Një qen dominues nuk është në asnjë mënyrë agresiv, ashtu siç mendojnë shumë njerëz:

Qëndrimi dominues është i karakterizuar nga:

1. veshët e zgjatur përpara
2. bishti i dukshëm, i ngritur lart, në një cep anash nga trupi
3. trupi i palëvizur dhe i vendosur mjaft mirë në tokë

Përgjithësisht, individi më dominues mes 2 qenve mbahet në një kënd të drejtë kundrejt një tjetri, me turirin drejt. Shikon shpesh një qen që vendos putrat mbi shpinën e një tjetri dhe gabimisht ky njihet si një pozicion i montuar, por që në të vërtetë nuk ka lidhje me seksin. Mbulimi mes qenve të të njëjtit seks, mund të jetë një sinjal i qartë i dominimit: kush mbulon është dominues. Sjellja e një qeni që kërkon të shfaqet dominues në lidhje me të tjerë qenë të ngjashëm, për shembull, mund të pozicionohet më lart në respekt me vetveten, duke vënë këmbët mbi kurriz, ose duke ngritur putrat e para me një tjetër qen. Edhe mbulimi ka të njëjtën domethënie: një qen që mbulon një këmbë, kërkon të tregojë një dominim, një superioritet hierarkik.

Nëse dominimi duhet të transformohet në një agresivitet, është rastësore t‘i drejtohet një kontrolluesi të sjelljeve, që mund të ristabilizojë rregullat dhe që mund t‘ju ndihmojë për të zgjidhur këtë problem. Disa sjellje janë tipike për qentë agresivë që kërkojnë të dominojnë edhe përballë padronëve të tyre. Mos lejoni që: një person ta zhvendosë fizikisht në një tjetër vend, për shembull nga divani; të jetë posesiv ndaj ushqimeve; lojërat e rënda; mosbindjen ndaj urdhrave; të refuzojë të vihet në lojë apo të jetë shumë i përkëdhelur.

Ndër të tjera, duhet të vendosni ju kur duhet të luajë dhe kur t‘i japë fund lojës. Kur qeni juaj ju leh, apo tregohet agresiv në lidhje me ju, mos përdorni në asnjë mënyrë forcën fizike, por kërkoni menjëherë ndihmën e një eksperti. Fatmirësisht, me ndërhyrjen e një personi të kualifikuar, këto sjellje të pëlqyeshme mund të zgjidhen në harkun e pak javëve.

Qëndrimi që të fton për lojë është tipik me veprimet me të cilat qeni imponohet me:

1. pjesën e pasme të ngritur
2. putrat e përparme të ulura

Me këto pozicione, qeni fton një tjetër, apo edhe një njeri, që të luajë me të.

Përkëdhelia përgjithësisht interpretohet nga një njeri si një sinjal i miqësisë dhe lumturisë, por jo gjithnjë është kështu. Ndonjëherë mund të ndodhë që të shohim dy qen që afrohen rastësisht, kërcënues dhe që majat e bishtave të tyre të lëvizin shumë shpejt. Sjellja e tyre dhe qëndrimi janë qartësisht kërcënues, por pasi janë përkëdhelur, pronarët e interpretojnë këtë sjellje si shumë miqësore dhe në fakt nuk është kështu. Një qen që përkëdhelet, shfaq dëshirën e bashkëveprimit dhe irritimin e tij, pozitiv apo negativ. Për këtë është shumë e rëndësishme të dimë të “lexojmë” qenin tonë dhe lëvizjet e tij.

Dhe në fund po japim edhe një skemë të nevojshme për të komunikuar nëpërmjet trupit tonë me qenin. Njeriu komunikon me qenin jo vetëm nëpërmjet gjuhës së folur, por edhe nëpërmjet lëvizjeve të trupit, që qeni i “përkthen” në mënyrë perfekte.

Pozicioni i bustit:

- i zgjatur përpara (paraqitja kërcënuese duhet të evitohet)
- vertikale (neutrale: pozitive)
- i vendosur mbrapa (mbështetje e nënvendosur: duhet evituar)
- i ulur në gjunjë (sjellje miqësore: është pozitive)

Trajektorja e afrimit kundrejt qenit:

- direkt drejt kokës, ose më përkrah qenit (mbështetje dominuese dhe kërcënuese: duhet evituar)
- nga mbrapa, duke e rrotulluar qenin dhe duke iu afruar atij shumë ngadalë, duke dizenjuar një trajektore të afrimit (sjellje normale: pozitive)
Shikimi: drejtimi, përqendrimi dhe këmbëngulja:
- drejt syve të qenit (provokim për luftim: duhet evituar në mënyrë absolute. Asnjëherë mos i fiksoni sytë te një qen agresiv dhe i panjohur)
- drejt pjesës së pasme (shikim dominues: mund të përdoret vetëm nëse është e nevojshme)
- vazhdimi i shikimit (mbështetje dominuese apo evitim i luftimit: duhet evituar edhe kjo)
- ndërprerja e shikimit (kufiri i bashkëveprimit apo miqësisë: pozitive. Është gjithnjë e këshillueshme që herë pas here t‘u japësh ndonjë shikim arratisës qenve që nuk i njeh dhe që shfaqin agresivitet apo të trembin. Në këtë mënyrë ne u përçojmë atyre qëllimet tona paqësore)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi