Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Personat në koma mund të mendojnë dhe të komunikojnë?! Empty Personat në koma mund të mendojnë dhe të komunikojnë?!

Sat 6 Feb 2010 - 15:28
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka përdorur teknologjinë e fundit për të studiuar mendjen e 54 pacientëve të konsideruar në gjendje vegjetative, duke arritur në përfundimin se në fakt disa prej tyre ishin të vetëdijshëm.
Një zbulim i tillë ka një rëndësi të madhe pasi ndryshon mënyrën sesi konsiderohen këta pacientë, hap rrugën e komunikimit me ta, por nga ana tjetër shtron pyetje etike për vendimet për vazhdimin ose jo të kujdesit shëndetësor për ta.

Ky është një zbulim i rëndësishëm duke pasur parasysh se specialistët më parë kishin arritur në përfundimin që pacientët në gjendje vegjetative, nuk janë aspak të ndërgjegjshëm për botën përreth.

54 burrat dhe gratë u vendosën në skaner për trurin, ndërsa iu jepeshin udhëzime, si për shembull: imagjino sikur po luan tenis, sikur po kërkon nëpër shtëpi, nga njëra dhomë tek tjetra. Për shumë nga pacientët, skaneri nuk tregoi asgjë.

Por në një zhvillim befasues, për disa prej tyre skaneri tregoi aktivitet të trurit. Këta pacientë, siç treguan qartë imazhet, po jetonin të heshtur brenda trupit të tyre me mendje aktive. Një burrë madje arriti t’u përgjigjej shumë qartë me “po” ose “jo” pyetjeve për jetën e tij para traumës duke aktivizuar pjesë të ndryshme të trurit.

Studiuesit thanë se ky zbulim mund të japë një perspektivë të thellë për vetëdijen njerëzore, një nga misteret shkencore më të mëdha, dhe të sjellë si rezultat një diagnostikim më të saktë të dëmtimeve të trurit.

Po ashtu zbulimi mund të çojë në gjetjen e rrugëve për të komunikuar me këta pacientë.

Rezultatet e zbulimit shtruan pyetje për pacientë të cilët janë në gjendje vegjetative dhe për të cilët të afërmit marrin vendimin për ta vazhduar ose jo kujdesin për ta. Një nga këto raste ishte ai i Terri Skiavos, e cila ishte në një gjendje vegjetative dhe debati brenda familjes së të cilës për të vazhduar ose kujdesit shëndetësor për të ndezi një debat kombëtar për çështjen e së drejtës për t’i dhënë fund jetës. Studiuesit thonë se gjithsesi shumë pacientë në këtë gjendje janë të pavetëdijshëm.

Rreth 20 mijë amerikanë janë në një gjendje vegjetative, çka do të thotë se ata janë gjallë dhe zgjuar por pa ndonjë ndjesi vetëdijeje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi