Kënga e re e Gilit “Haku i nanës”, pëlqehet nga fansat
Fri 6 Apr 2012 - 16:42
Ka vetëm disa ditë që kur këngëtarja e njohur Gili ka lansuar videoprojektin e saj më të ri, të titulluar “Haku i nënës” dhe ka arritur të klikohet mbi 60 mijë herë.
Ky fakt konstaton se kënga që në start është pëlqyer mjaftë shumë në opinion dhe për këtë këngëtarja po ndjehet shumë e lumtur. Pra kjo tregon se Gili është rikthyer vrullshëm në skenën muzikore me një këngë mjaftë të veçantë.“Jam munduar që me kthimin tim në skenë të sjellë diçka të re në tregun muzikor. Më datën 1 prill lansova këngën dhe videoklipin dhe menjëherë publiku e ka pëlqyer. Jam shumë e lumtur që kam arritur të sjellë një këngë për shijen e publikut, një këngë që në realitet prek çdo shpirt njeriu. Kënga titullohet ‘Haku i nanës’, një këngë sociale që flet për përkujdesjen e të rinjve që duhet tu bëjnë të moshuarve. Pra është një dramë jetësore që mund ta kap çdo vesh dëgjuesi”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Tekstin dhe kompozimin e këngës e ka përgatitur si gjithnjë Ilir Berani, ndërsa orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati. Ndërkaq videoklipi është i përgatitur nga produksioni “Max Produktion” dhe është i xhiruar në vilën e mbretit Zog në Durrës.
“Jam e kënaqur edhe me videoklipin, është punuar nga një ekip e gjerë dhe me mjaftë përkushtim”, shton ajo. Gili nuk e mohon faktin se videoklipi i këngës i ka kushtuar mjaftë shumë, mirëpo meqë nuk ka pasur sponsor, ajo është dashur që të gjitha shpenzimet ti kryej vet.
K. Bajrami

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi