Duhanpirja trefishon vdekjet në dekadën e fundit
Tue 10 Apr 2012 - 2:02
Numri i vdekjeve për shkak të duhanit është trefishuar në dhjetë vitet e fundit, ndërsa kompanitë e mëdha të prodhimit të cigareve po përpiqen të dobësojnë punën ndërgjegjësuese për të shpëtuar miliona jetë.Ky është konkluzioni i raportit të World Lung Foundation dhe American Cancer Society.Sipas këtyre dy organizatave, në vazhdohet me këto ritme, një milliard njerëz të tjerë do të vdesin gjatë këtij shekulli (një person në çdo 6 sekonda) për shkak të konsumit apo ekspozimit ndaj tymit të cigares.Në dekadën e shkuar, 50 milionë njerëz kanë vdekur për shkaqe që lidhen me konsumin e duhanit. / Gazmira Ndoja
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi