Facebook, etiketimi i fotografive
Thu 12 Apr 2012 - 1:48
Londër, 12 Prill 2012, NOA - Rrjetet sociale tashmë duhet të marrin një konfirmim informatikë nga përdoruesit para se të etiketojnë fotografitë respektive.Ky është një rekomandim që vjen nga një grup punonjësish të Bashkimit Evropian që merret me mbrojtjen e privatësisë.Facebook, për shembull, nuk mund të kryejë njohjen e fytyrave të përdoruesve në rast se nuk vjen vetë autorizimi nga ata persona.Sipas BE, sistemi i menaxhimit të imazheve duhet të ketë një mekanizëm që të verifikojë ekzistencën për një leje nga ana e përdoruesit për të qenë i pranishëm në fotografi.Në këtë mënyrë pa një konsensus të mundshëm nga ana e përdoruesit duhet thënë se nuk do të jetë më e mundshme që ai të jetë një person publik në fotografi.Pikërisht në lidhje me këtë temë po punohet që të gjithë rrjetet sociale të kenë një parim pune të tillë për të shmangur çdo problem të mundshëm që mund të krijohet nga etiketimi i fotografive të paautorizuara.
r.b/NOA
r.b/NOA
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi