Jeta sekrete e Ramës dhe Berishës
Thu 12 Apr 2012 - 15:53
ERMAL HASIMJA
Si ka mundësi që në një vend ku skandali ia bën muuu në shesh të hapur, disa gazetarë kanë nevojë të shpifin për të bërë lajm? Është si të jetosh në ferr e të pyesësh se kush po shet qymyr të cilësisë së dobët? E sqaroj: DISA gazetarë, sepse nuk bëhet fjalë për përgjithësim. Ja, kjo është pyetja që më ngacmonte dje paradite pas leximit të një interviste timen në një gazetë/uebsajt. Tekstit të intervistës ku bëja ca vlerësime jo dhe aq të këndshme për marrëdhëniet e Kryeministrit me median, redaktorja i kishte ngjitur titullin shpifës, sipas të cilit, Berisha më paskësh shkarkuar për shkak të futjes së gazetarëve të “Fiks Fare” në një konferencë shtypi. Unë e bëra vërtet aktin heroik e vetëmohues të futjes së gazetarëve e Fiks-it, ata bënë punën e tyre dhe e bënë shumë mirë, Berisha u mërzit si tip i ndjeshëm që është dhe…. (ta-ta-ra-ta-ta bien daullet…) kaq. Kryeministri nuk denjoi të më nderonte me shkarkim për të më hedhur (pa meritë) në panteonin e heronjve që ka lënë pas. Bëri si bëri dhe më duroi.
Unë i ngrati kujtoja se kisha dhënë dorëheqjen, madje bashkë me Adri Nurellarin, kolegun dhe mikun tim. Por natyrisht, redaktorja e di më mirë se unë jetën time. Sepse është profesioniste, d.m.th. mund të shpifë pa merak, sepse është botë e ndyrë dhe gazeta duhet shitur. Qëllimi është të shesësh, të gjithë ua fusin të gjithëve dhe rëndësi ka të mos jesh i fundit në radhë.
Një parantezë: këtë idenë e shkarkimit e kam ndeshur edhe herë tjetër. Duket sikur njerëzit e kanë të vështirë të gëlltisin që Berishës mund t’i ikësh me dorëheqje. Ose kanë nevojë të viktimizojnë të tjerët që t’ia lënë koston Berishës. Në fakt, kjo ideja e shkarkimit mua më bën të ndihem si Promete i vërtetë në kategorinë e tretë, mirëpo instinktivisht si një vdekatar i rëndomtë që jam, përsëri më dhemb instinktivisht ideja që të paraqitem si i shkarkuar, qoftë edhe prej shejtanit vetë. Të them të vërtetën, unë mund të them dhe kam thënë plot gjëra më të këqija se kjo për Berishën, por të gjitha të vërteta. Por kjo shpifja idiote e shkarkimit të një zyrtari të parëndësishëm (d.m.th. unë me modesti) që në 2006-n, pavarësisht se më gjallon të ëmblin iluzion se rroj ende në kujtimet e ndonjë gazetari, thjesht është gomarllëk. I parëndësishëm, por mjaftueshëm për të më nxitur të shtroj pyetjen e mësipërme për të kuptuar dukurinë.
Natyrisht, problemi nuk qëndron te banaliteti moral i gazetarit, por te qelbja e disa elementeve të sistemit. Unë do të merrem këtu me 2-3 parime praktike të DISA gazetarëve shqiptarë.
Parimi i parë: rëndësi ka të shesësh. Çështja është se nuk shet dot për një kohë të gjatë. Pasi njerëzit të njohin dhe kuptojnë filozofinë tënde të mjerë, vështirë se të besojnë më. Në fakt, ka dhjetëra gazeta sot në Shqipëri që për shkak të “besueshmërisë” së tyre shesin më pak kopje sesa dhurojnë, kryesisht sepse i duhen dikujt për presion politik, ose sepse botuesit i ka kapur inati me botën dhe konkurrencën.
Parimi i dytë vjen nga politika: politika është e ndyrë, prandaj duhet të jemi të ndyrë. Seriozisht nuk e kam kuptuar ndonjëherë nevojën e parezistueshme për të qenë i ndyrë në politikë, e rrjedhimisht edhe në ato media që i ngjasojnë. P.sh. nevojën për të përdorur të vdekurit për sulm politik (filani ra nga skela: poshtë qeveria!), apo për t’u marrë me jetën familjare e private të X politikani për të vërtetuar që është maskara (pse ky tipi që del në plazh francez me bibilush përjashta do ta qeverisë vendin?). E para, sepse tashmë nuk është më e nevojshme për një pjesë të mirë të politikanëve dhe, e dyta, sepse… o njerëz: po humbni votat. Sado e çuditshme që mund t’ju duket (tani jam ngritur nga karrigia i revoltuar): ka plot shqiptarë që u vjen për të vjellë nga këto metoda. E keni vënë re si PD-ja shtyhet gjithnjë e më tepër drejt fshatit, PS-ja ka hedhur rrjetat deri në Greqi, ndërsa çfarë mbeten jashtë filtrit po i mbledhin nacionalistët? Pse?! Nëse je më i arsimuar se mesatarja dhe dëgjon një politikan, analist apo gazetar duke ta shitur sapunin për kaçkavall, mos u çudit dhe mos u zemëro, sepse nuk e ka me ty: po flet me atë shumicë që ai mendon se janë aq gomarë sa ta besojnë. Nuk ka asgjë personale me ty. Ai e di që nuk do ta hash, por nuk e ka merak, sepse ose do të të blejë votën me ndonjë vend pune, ose ti gjithsesi nuk do të votosh, sepse ta shpif politika.
Unë jam vetë partizan i teorisë që në demokraci ka rëndësi pluralizmi, ndërsa pavarësia është e pamundur. Rrjedhimisht, nuk ka problem që mediat mbrojnë qëndrime politike. Por mediat nuk mjaftohen me kaq. Ia kalojnë politikës. Pavarësia është sebepi i mashtrimit. Është njësoj si të përligjësh prostitucionin e semaforit me emancipimin e gruas. Madje një pjesë e gazetarëve shqiptarë janë po aq banalë, në mos më tepër, sa politikanët tanë në Parlament. Mirë politikanët e shkretë që duhet të mbijetojnë e të pasurohen në kushtet e një lufte të pamëshirshme për radhën e vjedhjes, po këta gazetarët që marrin vetëm thërrime, pse janë kaq të zellshëm?
Një herë pata fatin e ndritur që një gazetar të më rrëfente plot pasion e i buzëqeshur se si kishte shpifur për mua gjatë kohës që punoja në Kryeministri, në median e tij. Kot të gënjej: u kënaqa edhe unë, sepse e qante rrëfimin maskarai. E kishte kopsitur si të ishte zëdhënës partie. Pastaj, rrallë ke rastin të kundrosh, qoftë dhe në retrospektivë, dikë tjetër duke të marrë erzin publikisht me shpifje.
Parimi i tretë: ne gazetarët vuajmë. Dhe vërtet vuajnë. E di mirë, sepse kam qenë vetë gazetar për ca kohë, derisa u lodha. Vuajnë nga pronari, vuajnë nga burimet e informacionit, vuajnë nga tirania e kërkesës së publikut. Por gazetarët pronarin e zgjedhin vetë, sepse deri më sot nuk kam dëgjuar që ndonjë pronar të ketë rrëmbyer me dhunë ndonjë gazetar për ta marrë me rrogë në punë. Pastaj, në qoftë se burimet e informacionit i trajton siç u trajtova unë dje, ka njëfarë probabiliteti që të mos gjesh dhe aq shumë pasion e gatishmëri për komunikim në të ardhmen (përdora eufemizëm, natyrisht). Zakonisht njerëzit nuk e bëjnë dy herë të njëjtin gabim. E kam fjalën për njerëzit në përgjithësi, sepse në rastin konkret, mua redaktorja po ma bën për herë të dytë. Herën e parë përpara disa vitesh, kur pasi i dhashë informacionin për të mbushur gazetën, e mori dhe e botoi siç ia donte e bardha zemër, d.m.th. si ta kishte porositur te ndonjë shkrimtar horror. Po nejse, ndoshta imazhi i një djali të ri e të sjellshëm me syze i shtyn njerëzit të abuzojnë me mua.
I përmenda këto parime sepse e kam të vështirë të besoj se këto gjëra ndodhin për shkak të mungesës së profesionalizmit. Jo se ajo është me shumicë, por sepse DISA gazetarë as e mendojnë ndonjëherë si opsion.
Në mbyllje të shkrimit isha bërë gati të identifikoja problemet që sjellin këto parime. Por, “oh, cursed spite”, pas një përqendrime disaminutësh konstatoj se problemet janë të gjitha artificiale. Dhe të miat. Sepse për një gazetar që shpif, problemi nuk ekziston. Që të jetë problem, duhet të të vrasë ndërgjegjja pas aktit, por kjo presupozon që të kesh ndërgjegje. Mirëpo, po të kishte pasur ndërgjegje, nuk do të kishe shpifur, rrjedhimisht, diçka që nuk e ke, nuk mund të ketë ndikim tek ty. La vie est belle. Ja pra edhe një shkrim tjetër tipik ku autori analizon problemin duke qenë i paaftë t’i gjejë zgjidhje dhe duke e lënë lexuesin me pyetjen mizore: “Po mirë, na i the këto, po zgjidhjen ku ma ke, zotrote?”. Ja që nuk kam.
Për pak harrova: disa prej jush, që patët durimin ta lexoni deri në fund shkrimin, do të pyesni se çfarë lidhje ka titulli i tij me përmbajtjen. Përgjigjja: asnjë lidhje. Është thjesht ilustrim i parimeve që përmenda më lart.panorama

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi