Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sherifi: Berisha, kërkoji Erdoganit të na japë eshtrat e Sami Frashërit Empty Sherifi: Berisha, kërkoji Erdoganit të na japë eshtrat e Sami Frashërit

Sat 14 Apr 2012 - 16:07
Transmetuar më 10.04.2012 23:02

Kryetari i Partisë Lidhja për Drejtësi e Progres, Elmaz Sherifi,
deklaron se do ti kërkojë kryeministrit Sali Berisha t’i paraqesë
Turqisë kërkesën për kthimin në atdhe të eshtrave të Sami Frashërit. Në
emisionin “intervista nga Roland Qafoku” në Planet Tv, z. Sherifi e
lidhi këtë jo vetëm me figurën e tij por edhe me filozofinë e partisë
së re të sapokrijuar, e cila ka për bazë pikërisht filozofinë e Sami
Frashërit.

Z. Sherifi sqaroi programin e partisë e cila është shkëputur nga Partia
Socialiste dhe që është e lidhur me çdo hap të saj me projektin e
Shqipërisë politike që ideoi rilindësi i madh.

Sherifi e tha këtë edhe për faktin se pak ditë më parë kryeministri
Berisha takoi në Ankara homologun e tij Taip Erdogan dhe të dy vlerësuan
miqësinë personale por edhe atë mes dy vendeve.

“Meqenëse Berisha ka shumë miqësi me Erdogan, unë do ti kërkoj ti
paraqesë një kërkesë për kthimin në atdhe të eshtrave të Sami Frashërit.
Në 100 vjetorin e Pavarësisë eshtrat e të tre vëllezërve duhet të
prehen në atdheun e tyre” tha Sherifi.

Në Shqipëri aktualisht janë kthyer nga Turqia vetëm eshtrat e Naim dhe
Abdyl Frashërit. Në vitet ‘70-të sipas të dhënave, Turqia e ka refuzuar
kërkesën e Tiranës zyrtare për kthimin e eshtrave të Sami Frashërit.
/b.h/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Sherifi: Berisha, kërkoji Erdoganit të na japë eshtrat e Sami Frashërit Empty Re: Sherifi: Berisha, kërkoji Erdoganit të na japë eshtrat e Sami Frashërit

Sat 14 Apr 2012 - 16:08
"Turqia e ka refuzuar
kërkesën e Tiranës zyrtare për kthimin e eshtrave të Sami Frashërit"

Kjo eshte miqesia Turke mo???
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi