Janullatos mesazh për shqiptarët: Dilni nga plogështia
Sat 14 Apr 2012 - 20:19
Tiranë, 14 prill 2012, NOA Update/ Irma Toptani - Ka qenë më shumë se një urim mesazhi që kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, hirësia e tij, Anastas Janullatos u ka drejtuar besimtarëve ortodoksë në vigjilje të festës së Pashkëve, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Fjala e klerikut më të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare është fokusuar më së shumti tek problemet, me të cilat përballet shoqëria shqiptare sot dhe jo thjesht në dashurinë dhe paqen që sjell drita e ringjalljes.
Sipas tij, është koha që shqiptarët të lënë mënjanë indiferentizmin dhe plogështinë për të dalë tek e vërteta dhe ndershmëria.
“Në të kremten e Pashkës, Kisha jonë nuk na fton thjesht në një mallëngjim sipërfaqësor, që përkëdhel ndjenjën fetare, por në një dalje jetike: nga plogështia shpirtërore në vigjilencën e frymës”, - shprehet ndër të tjera në mesazhin e tij kryepeshkopi Janullatos. Kryepeshkopi flet për daljen nga korrupsioni dhe paligjësia, të cilat sipas tij kanë ndotur shoqërinë shqiptare.
Ndaj ai ka kërkuar mobilizim dhe solidaritet mes shqiptarëve për të arritur lartësimin e shoqërisë.
“Është detyrë urgjente dalja nga kulla “e unit”, që të takojmë të tjerët me mirëkuptim dhe ”, - thotë kryepeshkopi Anastas në mesazhin e Pashkëve.
Nisur nga konteksti politik, në të cilin ndodhet shoqëria shqiptare, kreu i Kishës Ortodokse beson se ndryshimi mund të vijë falë guximit dhe një solidariteti mes vetë shqiptarëve.
“Në përshëndetjen “Gëzuar Pashkët!”, që mbizotëron mes nesh gjatë këtyre ditëve, përmblidhet ftesa për një dalje shpëtimtare: Nga hipokrizia dhe paligjësia, në të vërtetë dhe drejtësi. Nga izolimi i egocentrizmit tonë, në solidaritetin aktiv. Nga shkurajimi dhe frika, në shpresë dhe gëzim paqësor. Nga besimi i pakët, në besim të ndërgjegjshëm”, -shprehet në përfundim të fjalës së tij kryepeshkopi Janullatos.
mit/noa.al
Mesazhi i plotë i Kryepeshkopit Anastas
“Pashka hierore na u shfaq neve sot…”
Çdo vit kremtojmë solemnisht dhe me entuziazëm të shenjtë, “të kremten e të kremteve”. “Pashka hierore na u shfaq neve sot. Pashka e re, Pashka e shenjtë, mistike”, psalim me ngazëllim. Kuptimi fillestar i fjalës pashkë nuk është i qartë por, me kalimin e kohës, ka marrë kuptimin e daljes, kapërcimit, kalimit, eksodit. Kjo e kremte ka si pikënisje eksodin historik të izraelitëve nga skllavërimi i gjatë në Egjipt drejt lirisë. Ky eksod u dha frymëzim, durim dhe shpresë edhe popujve të tjerë në kohë të vështira robërie, për të hedhur tej zgjedhën e huaj dhe për të shkuar drejt një realiteti të ri shoqëror e politik.
Kjo e kremte u transformua dhe mori kuptim të ri në historinë mbarëbotërore me jetën, Kryqëzimin dhe Ngjalljen e Krishtit. Vetë Jisui deklaroi se me blatën e Tij shpërblyese kreu Pashkën e re të një rëndësie mbarënjerëzore: Si “Qengj i panjollë” u sakrifikua për hir të njerëzimit dhe përuroi Pashkën “e re”, “të shenjtë” dhe “mistike”, me mesazhin e përhershëm të Sakrificës së Tij, me Ngjalljen e Tij triumfuese, mposhtjen e vdekjes dhe parashijimin e Ardhjes së Tij të dytë, që do të kryhet me fuqi dhe lavdi.
Në këtë mënyrë, ne të krishterët, në vazhdën e 20 shekujve që kaluan, kremtojmë në çdo Pashkë kalimin vendimtar të gjinisë njerëzore “nga vdekja në jetë”, çlirimin nga mëkati dhe prishja. Kështu ne fuqizojmë marrëdhënien tonë, kungohemi me Krishtin e kryqëzuar e të ngjallur, që na fal jetën e përjetshme dhe intensifikojmë pritjen tonë për ardhjen e Tij të dytë të lavdishme. “Ditë e Ngjalljes, le të ndriçohemi, o popuj. Pashka e Zotit, Pashka, sepse nga vdekja në jetë dhe nga toka në qiell, Krishti Perëndi na çoi, duke kënduar himnin e fitores”. Me ngjalljen e Tij, Krishti ngriti bashkë me Veten të gjithë natyrën njerëzore, për t’u bërë Shpëtimtari i përjetshëm, fuqia dhe ngushëllimi i besimtarëve.
“Ditën e Pashkës së shenjtë”, shkruan shën Grigor Theologu, “e konsideroj hyrje mistike në të mirat e përjetshme, sepse është e kremtja e kalimit”. Ajo, pra shpall kalimin nga vdekja në jetë, nga kalimtarja në përjetësi.
Në të kremten e Pashkës, Kisha jonë nuk na fton thjesht në një mallëngjim sipërfaqësor, që përkëdhel ndjenjën fetare, por në një dalje jetike: nga plogështia shpirtërore në vigjilencën e frymës.
Duke kremtuar Pashkën, ftohemi në një lëvizje vetjake për të dalë nga mëkati shumëformësh dhe shpesh i vështirë për t’u dalluar. Sipas terminologjisë së sotme kjo do të thotë dalje nga korrupsioni, gënjeshtra, paligjësia, mashtrimi, të cilat ndotin në forma të ndryshme çdo shtresë shoqërore duke minuar kohezionin e popullit. Do të thotë zgjedhje e vendosur e së vërtetës dhe e ndershmërisë. Dalje nga indiferenca për hir të drejtësisë. Mobilizim që të mbizotërojë e drejta në ambientin tonë dhe më gjerë në shoqërinë tonë.
Pashka na fton gjithashtu të kalojmë nga egocentrizmi ynë në vëllazërim me të tjerët. Lodhja, mosbesimi, shija e hidhur e jetës sonë të përditshme na shtyjnë shpesh në egocentrizëm. Sillemi vërdallë rreth vetes, problemeve dhe interesave tona. Është detyrë urgjente dalja nga kulla “e unit”, që të takojmë të tjerët me mirëkuptim dhe . “Pashka, le të përqafojmë me gëzim njëri - tjetrin”. T’u japim të tjerëve falje, dhembshuri dhe dashuri jo të shtirur. “Le t’i falim të gjitha në dritën e Ngjalljes”.
Njëkohësisht, Pashka na fton të dalim nga zona e ankthit, shkurajimit, në atë të shpresës. Të dalim nga frika, që mbush shpirtin tonë me hidhërim të thellë. “O Pashka çliruese nga hidhërimi!”. Drita e Ngjalljes e mbush plot me shpresë mendjen dhe siguria që na jep Krishti, i Cili pësoi dhe u ngjall, e forcon shpirtin: “Në botë do të keni shtrëngim, por kini guxim, unë e kam mundur botën” (Jn. 16:33).
Por që këto të mos mbeten thjesht në kuadrin e urimeve, nevojitet një kalim tjetër i rëndësishëm: Nga mungesa e besimit ose besimi i pakët në besimin e gjallë në Perëndinë, në sigurinë për dobitë e veprës shpëtimtare të Krishtit dhe kuptimin e Ngjalljes së Tij. Edhe pse shumë janë të pagëzuar dhe deklarohen të krishterë, besimi i tyre shpesh vegjeton ose është në vyshkje për shumë shkaqe: nga atmosfera e ndotur në të cilën jetojmë, si edhe nga plogështia personale psikike.
Sigurisht, vetëm me fuqitë tona, kalimet për të cilat flasim janë të paarritshme. Por brenda në Kishë, në Trupin Mistik të Krishtit, me fuqinë e lutjes dhe të hirit të mistereve familjarizohemi me fuqinë transformuese të Ngjalljes së Zotit. Kështu përftojmë fuqi të reja për këto dalje shpëtimtare.
Vëllezërit e mi, e kremtja e Pashkës na fton dhe njëkohësisht na frymëzon të ecim përpara në një kalim personal, në një dalje nga format e shumta të mundimeve të cilat e zhvlerësojnë qenien njerëzore dhe gjithashtu të punojmë më me dinamizëm për lartësimin e gjithë shoqërisë.
Në përshëndetjen “Gëzuar Pashkët!”, që mbizotëron mes nesh gjatë këtyre ditëve, përmblidhet ftesa për një dalje shpëtimtare: Nga hipokrizia dhe paligjësia, në të vërtetë dhe drejtësi. Nga izolimi i egocentrizmit tonë, në solidaritetin aktiv. Nga shkurajimi dhe frika, në shpresë dhe gëzim paqësor. Nga besimi i pakët, në besim të ndërgjegjshëm.
Pashka shkëlqimprurëse na fton për një dalje vendimtare nga ajo çka jemi në atë që Zoti i ngjallur dëshiron të bëhemi: njerëz që do të shijojmë dashurinë e Tij dhe do ta rrezatojmë atë.
Gëzuar Pashkët, vëllezërit e mi! Krishti u Ngjall!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi