Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Liljana Hoxha: Iliri donte vajzën e Ramizit, i dhanë mbesën Empty Liljana Hoxha: Iliri donte vajzën e Ramizit, i dhanë mbesën

Sat 14 Apr 2012 - 20:49
Liljana Hoxha: Iliri donte vajzën e Ramizit, i dhanë mbesën Liljana-Hoxha-poster-e-re-192x300Intervistë me Liliana Hoxhën, në TV “Vizion +”
Liliana Hoxha: Berisha, një nga miqtë e familjes. Fotot me Enverin s’i nxorëm ne.
Gjatë kësaj jave, 27 vjet më parë ka vdekur Enver Hoxha. Kjo ngjarje ka përkuar me një zhvillim interesant, pasi ka të bëjë me botën e publicistikës shqiptare. Është botuar më së fundmi libri i Liliana Hoxhës “Pushtimi i brendshëm”. Është një libër i të resë së Enver Hoxhës, nusja e djalit të dytë të tij, e cila ka qenë e ftuara e gazetarit të njohur Alfred Peza, në televizionin “Vizion Plus”…
Sapo keni nxjerrë librin tuaj “Pushtimi i brendshëm”. Pse ky titull?
Kuintesenca është kjo: Diktatura me e egër se staliniste është thënë, Enver Hoxha më i keq se Stalini etj. Kjo gjë, që mbetet çështje objektive historike, s’ka pse gjatë komunizmit të sfumohet dhe të harrohet nën fasadën e sistemit komunist, nën atë Kushtetutë, sado gjakatare që të jetë ajo me gjithë problemet që do të sillte si rrjedhim luftën e klasave, izolimin, varfërinë etj., me radhë. Këto gjëra s’i kishte për qëllim, por ashtu ndodhi. Pse ndodhi? Se kishte diçka më të thellë, që ne akoma s’duam ta shohim dhe nuk duam ta shohim me qëllim.
Cila është?
Agjentura…
Doja t’ju pyesja, a ka mbetur gjë më pa thënë për atë regjim, për atë bllok, për atë mënyrë, për atë udhëheqje që na ka drejtuar për 45 vjet?
Jo, në vija të përgjithshme unë kam thënë gjithçka që të kuptohet se si funksiononte ai regjim i sunduar nga agjentura. Domethënë, nën pushtetin e Enver Hoxhës gëlonte agjentura, nën orientimet e Enver Hoxhës gëlonte agjentura, e cila u bë shumë e prekshme për fatet e vendit, menjëherë me izolimin e tij dhe ai nuk është izoluar kot… Hollësira natyrisht që kanë ngelur. Hollësirat mendoj që i takojnë kujtimeve, sepse një sistem agjenturor dhe jo një sistem komunist, të bën të vrasësh edhe veten.
Pra, ju po thoni se ka pasur tentativa për t’ju vrarë?
Jo vetëm për të më vrarë, por për t’u vetëvrarë nëpërmjet mjekimit farmakologjik, për të cilin nuk ke nevojë, i cili në dimensionet, në kushtet joprofesionale, me detyrim, në kushtet e fshehtësisë, që të mos e merrte vesh njeri që unë mjekohesha, që të mos e merrte vesh një mjek shqiptar, pale Enver Hoxha etj., të devijonin në fund të fundit si personalitet dhe të jepnin urdhrin e tyre dhe mund të bëhej gjithçka, mund të vrisje edhe veten.
Ndoshta duhet të ndalojmë pak te kjo gjë, se ndoshta është hera e parë që ju e thoni se keni pasur tentativë për vetëvrasje?
Po, unë nuk e kam për turp ta them këtë, se në këtë rrugë më kanë çuar. Në këtë rrugë më ka çuar Nexhmije Hoxha me Isuf Kalon. Isuf Kalon do ta kisha hedhur në gjyq përveç se si kriminel, së paku për mosprofesionalizëm, por ama do ta kisha hedhur në gjyq për qëllimshmëri, për mënyrat se si jam mjekuar, vetë Nexhmije Hoxhën. Këtë s’kam dashur ta bëj.
Për çfarë periudhe bëhet fjalë?
Është gjithmonë në periudhën pasi linda dy fëmijët e mi…
Tentativa për vetëvrasje ka qenë 1 apo 2 herë?
Mund të ketë qenë edhe dy herë, pasi arrita nën helmim me overdozë ilaçesh të mos mendoj mirë dhe ta quaj veten fatkeqësi të familjes së Enver Hoxhës, ta quaj veten fatkeqësi të Sokolit, se prej meje nuk donin as Sokolin, se prej meje s’donin as fëmijët e mi dhe thashë më mirë po iki nga kjo jetë dhe po i lë të qetë…
Ajo që kuptohet është se shumë herët, që pas 1972-shit, Nexhmije Hoxha afrohet me Ramiz Alinë, ndërkohë që në fakt trekëndëshi i pushtetit në Shqipëri ishin Enveri, Mehmeti dhe Hysniu, që ishin gjallë, por që më pas, siç thoni ju, vdiqën në rrethana, të paktën nga pikëpamja shëndetësore dhe mjekësore, të dyshimta. Në atë kohë filloi forcimi i lidhjes së Nexhmije Hoxhës me Ramiz Alinë, gjë që pastaj kulmon në 1985, kur ai merr pushtetin dhe më pas edhe pas vitit 1990. Ç’është kjo gjë kaq e veçantë që e lidh Ramiz Alinë, ose më mirë Nexhmije Hoxhën me Ramiz Alinë edhe përkundër burrit të vet, pavarësisht se shëndeti i tij, edhe për shkak të moshës, ishte në rënie?
…Nuk ishte që filloi avash-avash të afrohet Nexhmija me Ramizin, ai ishte plan, ata ishin të afruar që gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.
Kur ka filluar?
Që me fejesën e Ilirit me Teutën (Nusja e djalit të madh të Enver është mbesa e Ramiz Alisë), kjo ka qenë një dhënie në tabaka, paçka që ai mbase s’kishte pse të mos e pranonte urdhrin se edhe ajo ishte vajzë e bukur, por nuk ishte ajo e zgjedhura e tij. Të mos futem në hollësira, ishte tjetër e zgjedhura e tij, ishte vajza e Ramiz Alisë (Zana), të cilën nuk mund ta merrte se Enver Hoxha i kishte ndaluar martesat e tilla.
Pra dashuria e vërtetë e Ilir Hoxhës ka qenë vajza e Ramiz Alisë?
Po, sigurisht. Kështu, që atëherë këto gjëra kanë qenë të parashikuara dhe gradualisht vijnë ato humbjet fatkeqe. Cilido të ketë qenë Hysniu, cilido që të ketë qenë Mehmeti, se nuk i përjashtoj si agjente apo me aktivitete të shërbimeve të huaja, nuk i përjashtoj, e theksoj madje që janë të tillë. Por ama, vdekja e tyre ka qenë e dyshimtë. Që vdekja e tyre të jetë e dyshimtë, domethënë që sido që të jenë këta, këta duhet të iknin që të vinte Ramizi, se të vinte Ramizi kishte ardhur Nexhmija dhe vazhdonte pushteti, vazhdonte dinastia, të vazhdonte Iliri, e të tjera.
Sa vjet keni që s’shkoni me Nexhmije Hoxhën?
Që nga 2000, kur më kishte degdisur në Kanada, kur më kishin thënë do të më vrasë UDB-ja përmes shoqes së ngushtë që më kishte ofruar Nexhmije Hoxha, e cila ishte sekretare e Komitetit Qendror të Rinisë. Atëherë quhej Dese Jako dhe tani quhet Dese Jakoja Brajkoviç. Praktikisht është serbe.
Një prej tyre, që nuk e përmendëm, është një letër që Kadri Hazbiu para se të pushkatohej ka dërguar, dhe nuk gjendet akoma?
Ramiz Alia nuk ishte vetëm, punonte me Kadri Hazbiun, i cili është i deklaruar në shumë drejtime, i padiskutueshëm që ka qenë në shërbim të UDB-së, mbase dhe të KBG-së, por e UDB-së, e sigurt. Por, nuk është vetëm kjo, cilido që do të ketë qenë roli i Ramiz Alisë, dhe për mua ka qenë rol krucial në vdekjen e Mehmet Shehut, ka shumë rëndësi se si sillet Ramiz Alia në këto 20 vjet… Fokusi se kush mund të ketë qenë shkaktari që ka nxitur vrasjen, qoftë edhe vetëvrasjen e Mehmet Shehut, edhe nëse është vetëvrarë,- gjë që unë e dyshoj- është vetëvrarë nën presion, le të jemi tolerantë në të dyja rastet, është analizë historike, por nuk është studim shkencor… Unë kam një dokument tjetër, nuk e di se sa ju intereson, që në vitin 1989 Ramiz Alia nëpërmjet sekretarit të tij, Vask Çifligut, i drejtohet shoqes Nexhmije, – pra dalin dy personat që kanë katranosur Shqipërinë nga 1972 deri sot, njëri me autoritetin institucional dhe tjetri me pushtet gri. “Shoqe Nexhmije Hoxha, me porosi të shokut Ramiz Alia, ju dërgoj fotokopjen e një faksimileje të marrë nga revista angleze “Sunday Telegraph”, ku ndër të tjera shkruhet dhe për armikun e partisë e të popullit, poliagjentin Mehmet Shehu”. Këtu jep hollësira që në artikull, ndër të tjera shkruhet se “Mehmet Shehu ka qenë i lidhur edhe me CIA-n, ndër udhëheqësit që ka marrë këshilla nga kuadrat e CIA-s, të seksionit të veçantë, janë edhe Mehmet Shehu, kryeministri i parë i Shqipërisë së Pasluftës dhe Sukarno i Indonezisë. Asnjë njeri nuk e përfundoi karrierën e vet, siç do të kish dëshiruar”. Pra, që të dy janë vrarë.
Kjo ishte dëshmia?
Dëshmia është që Ramiz Alia në 1989 i dërgon akoma Nexhmijes, që shiko se kemi prova përsëri për Mehmet Shehun. Atëherë, tabloja sinoptike e Enver Hoxhës ka qenë e saktë dhe përpos kësaj, unë mund të them që Enver Hoxha (këtë e them për herë të parë) ka pasur dijeni që ai ishte i KGB-së dhe jo vetëm dijeni, por ka qenë detyrë e tij të jetë agjent i KGB-së, në funksion të ruajtës së Shqipërisë nga Traktati i Varshavës. Por, E.Hoxha nuk e ka ditur që ka qenë me CIA-n në vitet e fundit.
Një nga akuzat që ka ngritur, të paktën publikisht Nexhmije Hoxha, ka qenë që janë vjedhur ditarët origjinalë?
I kanë ato vetë.
Po pse ata deklarojnë ndryshe?
Është blof. Nexhmije Hoxha punon me skema, punon me alibira, punon me pista dytësore. Nuk ka se si ta godasë Blendin dhe nuk e godet qoftë me ato dokumente vrasje e jo vrasje, sipas asaj, por do ta shmangë vëmendjen që ky autor është kaq i diskutueshëm, të zhvleftësojë si autor, se aty ka një fakt flagrant që e godet drejtpërdrejt Nexhmijen, më shumë se të gjithë krimet e saj të kamuflluara, që Enver Hoxha është gjetur në shesh kur vdiq. Të gjendet Enver Hoxha në tokë, që monitorohej nga mjekët, nga infermierët personal dhe në mungesë të tyre nga ajo vetë. Për mendimin tim deri atëherë kishte vigjilencë absolute, nuk gjeje gruaja më të përkushtuar, por ka qenë false me sa del. Kështu që, E.Hoxha gjendet në tokë kur atë duhet ta ruante Nexhmije Hoxha. Nuk mund të guxonte një mjek, të guxonte një infermier, që të mos kishte vëmendje kur Enver Hoxha të jetë dhe në gjendje, dhe me ndjeshmëri normale apo, të përpiqet në grahmat e fundit aq sa të binte në shesh.
Zonja Hoxha, kohët e fundit janë botuar edhe dy fotografi, këtu keni dalë ju me Sali Berishën. Në foto jeni ju, Sokoli, Sali Berisha…
Dua të them se kanë gjithçka. Kohët e fundit Sokoli i është drejtuar drejtuesve të atij televizioni që paçka se luftojnë Sali Berishën dhe është punë e tyre, le të bëjmë oponencë, çka janë për t’u vlerësuar, por është dhe një abuzim i tejkaluar edhe ne kohë, ndaj nesh, ndaj duhet të ndalen me metoda të tilla të ulta të luftës brenda llojit.
Në fakt, kush i ka nxjerrë këto fotografi, ju i keni pasur?
Këto i ka nxjerrë Nexhmije Hoxha dhe Teuta, që është Nexhmija numër 2, e kam deklaruar unë se e ka deklaruar më parë vetë N.Hoxha.
Pra, nuk kanë dalë nga ju, se duken sikur janë fotografitë tuaja?
Jo, absolutisht. Ajo është loja, sikur ka dalë nga ne, por s’mund të dalë nga ne, se ne nuk luftojmë kështu. Fjala luftë është e ashpër, unë nuk luftoj, unë përballem dhe nuk do të ishte kjo metoda, kjo është metodë e ulët. Unë s’kam nevojë të përballem me Kryeministrin e Shqipërisë, në qoftë se është nevoja, me fotografi që kanë kuptimin e presionit. Unë kam botuar ndonjë fotografi me Ismail Kadarenë, po ai na ka ngacmuar personalisht, ka qenë revanshist, ka qenë me pozita fashiste ndaj nesh, kur na ka pasur miq si zoti kryeministër, dikur miku jonë, por ama ka pasur dinjitetin e tij që të mos përzihet. Gjërat janë të ndara. Mori atë pozicion.
Cila është e vërteta e miqësie suaj? Sa vjet miqësi keni pasur në atë kohë me zotin Berisha, mjek shumë i njohur në Tiranë?
Nuk mund ta shquaj me vite, s’e mbaj mend me vite, e kam pasur bashkëpunëtor të nderuar të revistës “Shkenca dhe Jeta”, e kam vlerësuar shumë në atë kohë, e kam vlerësuar për energjinë, vendosmërinë, erudicionin e tij dhe kaq.
Ju në atë kohë ishit kryeredaktore e revistës “Shkenca dhe Jeta”?
Po.
Dhe zoti Berisha shkruante atëherë artikujt shkencorë?
Po, ishte bashkëpunëtor shumë i mirë, shumë i denjë, kompetent, kaq.
Dhe kjo ka qenë…
Po, ka qenë një marrëdhënie intelektuale. Unë e vlerësoja, realisht e vlerësoja.
Kjo miqësi që thatë disa vjet, s’e mbani mend të saktë tani…
Po, se jo për Sali Berishën, por për asnjë njeri nuk mund ta mbaj mend me vite. Di që ishte një nga miqtë tanë.
Ajo që po thosha ishte, për shkak të kësaj miqësie, nëse do të donit të ndiqnit këtë rrugë për ta sulmuar Kryeministrin do të mund të kishit foto të tjera apo gjëra të tjera që mund të nxirrnit?
Në vitet 1990, menjëherë pas pluralizmit me Parlamentin e parë, kur kryetar ka qenë Skënder Gjinushi, PS nëpërmjet elementëve të caktuar kishte fotografi të Sali Berishës në shtëpinë tonë, në ditëlindjen tonë dhe donin ta emetonin atë. Atë ia kisha dhënë unë për kuriozitet një miku. Kur kam marrë vesh se kanë dashur ta emetojnë e kam kundërshtuar, s’e kam lejuar dhe i kam thënë që këto s’janë metodat e mia, nuk të lejoj ta emetosh. Siç nuk do të desha të kishte dalë kjo që ka dalë nga forca të tjera, të cilat mbajnë çdo gjë nën dorë, si e si ta vënë kundërshtarin në pozitë të vështirë, siç do të më kishin vënë mua në pozitë të vështirë po të kisha ngecur diku. Por s’kam ngecur dhe s’kanë çfarë bëjnë, dhe u ngelet kjo foto për të më luftuar edhe mua, përveç Sali Berishës.
(Botuar me shkurtime) panorama
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Liljana Hoxha: Iliri donte vajzën e Ramizit, i dhanë mbesën Empty Re: Liljana Hoxha: Iliri donte vajzën e Ramizit, i dhanë mbesën

Sat 14 Apr 2012 - 21:01
e po keta bastarde jane akoma ne qeverin SHQIPTARE ..
nuk kane te sosur mergata e qyqeve
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi