Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Anoreksia, Është Ngjitëse.. Ja Kush Ju Infekton Empty Anoreksia, Është Ngjitëse.. Ja Kush Ju Infekton

Sun 15 Apr 2012 - 4:01
Anoreksia, Është Ngjitëse.. Ja Kush Ju Infekton Anorexia-22-300x199Anoreksia mund të jetë ngjitëse. Ajo transmetohet si rezultat i ndikimit të kolegeve, por edhe nga bota e modës. Kjo ndodh në një kohë, kur kjo e fundit, njihet për “kultin” që u ka ngritur modeleve tejet të dobëta.

Një pohim i tillë sikurse raporton noa.al, është bërë së fundmi, gjatë një studimi të kryer në “London School of Economics and Political Science” (LSE).

I drejtuar nga Joan Costa-Font dhe i kryer në pothuajse 3000 të rinj, ai konstatoi se anoreksia është një dukuri e cila “ushqehet” më së shumti nga shoqëria, kolegët tanë, por sidomos imazhet e servirura nga bota e modës.

“Ne kemi gjetur prova se presioni social, përmes formës fizike që falin personat e së njëjtës moshë, është një përcaktues në shpjegimin e shumë rasteve të anoreksisë tek të rinjtë. Duke nxitur në këtë mënyrë, një perceptim të shtrembëruar të trupit të tyre”, thotë Font.

Ndërkaq, kërkuesit britanikë kanë hetuar edhe ndikimin e detyruar nga kolegët në një grup të 2871 të rinjve të moshës 15 deri në 34 vjeç.

Analiza e të dhënave të ofruara prej tyre, tregoi një lidhje të qartë në mes të çrregullimeve të të ngrënit dhe ndikimit të moshatarëve apo tendencave të të rinjve në tërësi, për shfaqjen e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi