Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Prifti katolik që ndihmoi 4 mijë myslimanët Empty Prifti katolik që ndihmoi 4 mijë myslimanët

Mon 16 Apr 2012 - 15:32
Magdalena Alla

Është numri dy i Kishës Katolike në Shqipëri. Zëvendës i imzot Rrok Mirditës që prej gjashtë vjetësh. Ai që drejton çdo ditë meshat në Katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë. Dhe është maltez. Kur e la Maltën për t’u zhvendosur në një vend po aq të vogël si Shqipëria, – por jo fort të njohur, edhe pse fqinj, – nuk do të gjente paqen e të parës, por çmendurinë e vitit ’97. “Muaji korrik kur mbërrita unë ishte pak më i qetë, edhe pse jo pak i vështirë. Pa folur për të tjerat, në Sukth, ku u vendosa fillimisht, mungonin për orë të tëra uji dhe dritat. Por ne e vazhdonim punën tonë baritore, pavarësisht pengesave”, kujton sot ndihmës/ipeshkvi maltez George Frendo, i cili e pat eksploruar këtë shtet të panjohur në një vizitë të parë dhjetëditore në vitin ’93.

“Vit tjetër i vështirë ka qenë edhe ai ’99, kur mbërritën refugjatët kosovarë. Kanë qenë rreth 4000 të tillë që vinin te kisha jonë për ndihma ushqimore, mjeksore, veshmbathje etj. Nuk kishin as kushtet minimale të një kampi refugjatësh, pasi strehoheshin në ambiente çnjerëzore magazinash, pa dyer e dritare. Edhe shkollën për fëmijët kosovarë në Qerret e kemi ndihmuar po njësoj. Pjesa dërrmuese ishin myslimanë, por i ndihmuam pa vënë re asnjë dallim fetar dhe morëm mirënjohjen e tyre. Më vjen keq që s’pata kohë të mbaja edhe një ditar me rrëfimet e dëshmitë e përditshme që më jepnin”, tregon George Frendo.

Në vitin 2000 u zhvendos të shërbejë në kishën e ish-Kënetës së Durrësit, mes katolikëve të ardhur nga Mirëdita, ku të rinj besimtarë maltezë ndihmuan edhe shumë njerëz pa strehë, që të kishin së paku nga një shtëpi të vogël. Pas këtyre misioneve humane, nga viti 2006 ka detyrën e ipeshkvit/ndihmës të Tiranës. ‘Jam i lumtur që kam pasur rast që për shumë vite të punoj pranë imzot Rrok Mirditës. I jam mirënjohës që gjithmonë më ka besuar shumë. Edhe më parë, që në vitin 1998, më pati emëruar vikarin e tij’, thotë Frendo.

Gjithsej, nga viti’97, ka kaluar pesëmbëdhjetë vjet mes shqiptarëve. Flet një shqipe të kulluar, të cilën e pat mësuar që në Maltë prej doracakut të një autori kosovar, Isa Zyberit. Ndërsa tani mes shqiptarëve e ka përsosur atë. ‘Isha i bindur që me një popull duhet të komunikosh në gjuhën e tij’, i përgjigjet këtij akti.

Mes shqiptarëve ka shenjuar si më dalluese mikpritjen e tyre, familjen ende më të bashkuar se shumëkund tjetër dhe respektin për të moshuarit. ‘Vendi ka përparuar në shumë aspekte, por duhet të luftojmë të gjithë kundër korrupsionit për një shoqëri më të drejtë në favor të atyre që janë më të pambrojtur. Më dhemb shpirti për shumë të varfër për të cilët jeta bëhet vazhdimisht më e vështirë’, thotë.

Prania mes tyre, mes shqiptarëve e ka rritur edhe atë vetë si njeri. ‘Më ka pasuruar shumë. Duke qenë afër plagëve të njerëzve, jam bërë më njerëzor. Kam përjetuar kënaqësi, edhe duke iu ofruar buzëqeshje në hallet e tyre. Të buzëqeshësh do të thotë të shohësh të tjerët me sytë e Zotit”. E derisa të ketë fuqi dhe jetë do të dojë të shërbejë pikërisht këtu në Shqipëri. ‘Them se çdo ipeshkv pas 75 vjetëve duhet të japë dorëheqjen. Nëse do t’ia mbërrij kësaj moshe, pastaj dua të vdes në vendin tim, në Maltë’.shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi