Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SHBA, konferencë për rolin e shqiptarëve gjatë Holokaustit Empty SHBA, konferencë për rolin e shqiptarëve gjatë Holokaustit

Mon 16 Apr 2012 - 16:47
SHBA, konferencë për rolin e shqiptarëve gjatë Holokaustit Ferit-hoxha-300x188Roli që kanë luajtur shqiptarët myslimanë dhe kristianë në shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti do të eksplorohet në një takim të komunitetit hebre në Nju Jork, SHBA. Në këtë konferencë folësi kyç do të jetë ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili është edhe historian.

“Fakti që ambasadori shqiptar në OKB do të jetë folës nënvizon rëndësinë e këtij takimi” thotë rabini Stephen Stern. “Ne mendojmë se kjo histori është e jashtëzakonshme në mënyrë që komuniteti i myslimanëve shqiptare të vazhdojë traditë vendit të tyre për një marrëdhënie të mirë me besimet e tjera”, shton ai. Stern shpreson se ky takim do të promovojë harmoni mes besimeve.

Ambasadori do të pyetet nga Beth Lilach, zv.drejtori i edukim dhe çështjeve të komuniteti në Qendrën “Holocaust Memorial & Tolerance”. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe përfaqësuesi i Qendrës Kulturore Ismamike të shqiptarëve në Tompkinsville, imami Tahir Kukiqi. Tema e konferencës do të jetë “Besa: Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë gjatë holokaustit”.

Norman Gershman, fotograf dhe hisotirna ka udhëtuar nëpër Shqipëri për të dokumentuar familjet myslimane të cilët u dolën në mbrojtje hebrenjve.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Shqipëria kishte një popullsi prej 800 mijë banorë ku bënin pjesë dhe rreth 200 hebrenj. Gjithashtu më shumë se 2 mijë refugjatë hebre të ardhur nga Greqia, Austria dhe Italia u mbajtën në shtëpi nga shqiptarë, 70% e të cilëve ishin myslimanë. /F.S/ shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi