Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kthyem zonën e shkretë në plantacion me ullinj Empty Kthyem zonën e shkretë në plantacion me ullinj

Mon 16 Apr 2012 - 17:14
Mark Brunga

Kushdo që kalon në udhëtim drejt Kepit të Rodonit vëren se në një zonë në të dalë të fshatit të njohur të Bizës, në momentin kur mbetet dhe pak rrugë për tu futur në fshatin fqinjë të tij, Dracit duket qartë një zonë e bukur plot gjelbërim. Aty më parë ka qenë një repart ushtarak ndërsa tani lulëzon në çdo stinë një plantacion ullishteje. Këtë plantacion familja Prroj e ka ngritur në një vend të thatë sepse mungon uji.

Bardhok Prroj është 43 vjeç dhe na rrëfen se këtë plantacion e kanë ngritur me mund dhe sakrifica të mëdha pa ndihëm e askujt. “Në vitin 1995 kur erdhëm këtu në tokën e të parëve tanë ishte njësoi si të shikoje një shkretëtirë. Këtu ka qenë i instaluar reparti ushtarak 1732. Në këtë vend strategjik ishte instaluar pas transferimit nga qendra e Ishmit Komanda e Batalionit Artmitralier, që kishte një shtrirje territoriale mbrojtjeje nga Kepi i Rodonit deri në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Tashmë kur hyn në mes te pemëve të ullirit kjo fushëpamje të shoqëron si një sfond mjaft tërheqës, që i ja shton vlerat edhe investimit të bërë ne këtë vend”,- pohon Bardhok Prroj duke shtuar se ish komandën e repartit e shndërruan në një banesë tërheqëse pas investimeve.

Ullinjtë e parë sipas tij janë mbjell para 10 viteve. “I solli me makinë një tregtar nga Kavaja dhe babai i ka blerë atij rreth 300 rrënjë të cilat megjithëse nuk ishin kualitet si variete, por kur hynë në prodhim ata siguruan të ardhura pasi filluan shitjet e ullinjve të cilat i blinin vetë bashkëfshatarët tanë, dhe kjo bëri që vit pas viti të shtohen mbjelljet e tyre me të ardhurat që vinin nga ullinjtë e tregtuar”, pohon Bardhoku duke shtuar se vendi ku janë bërë mbjelljet ka qenë një territor i thatë ku ka munguar uji. Në afërsi ka qenë vetëm një burim i cili shkonte drejt thatësirës në periudhat e verës kur kishte mungesa reshjesh. Për të bërë të mundur përballimin e thatësirës Bardhoku tregon se përveç depozitës së ndërtuar në pikën më të lartë të kodrës së tarracuar, ka paguar disa specialist shpimesh për ujin të cilët në 105 metra thellësi kanë rënë në shtresa ujore dhe me motorpompa realizohet ngjitja e ujit në depozitë. Në majë të kodrinës ai ka ndërtuar me beton edhe një depozitë me një kapacitet 250 m3 ujë që i shërben në çdo moment.

Falë kësaj pune Bardhoku tregon se janë gjithsej rreth 4 hektarë tokë e rrethuar, nga të cilat ne 3 prej tyre janë mbjellë rreth 1800 rrënjë ullinj. Në fund të ullishtes së tij, po në këtë territor ndodhet një kodrinë e tarracuar rishtas në të cilën lulëzojnë rreth 700 fidane me ullinj që janë mbjellë 2 vite më parë dhe që kanë hyrë në prodhim këtë vit. Mbi kodrinë e cila ka toponimin “Kodra e Qullësit“ është ndërtuar një rezervuar uji nga i cili sigurohet një pjesë e vaditjes për fidanet, pasi një bujk i mirë nuk mund të rrijë në mëshirë të reve në se do të bjerë shi ose jo dhe të shikojë djersën e vet që ti thahet para syve. Ky është një mësim i vjetër i fermerëve me pretendime. Ai thotë se kanë disa vite që janë kthyer në tokat e të parëve të tyre, pas privatizimeve. Ata ishin larguar pasi në këtë territor qe vendosur një batalion ushtarak i mbrojtjes bregdetare.

Pyetjes mbi rendimentin e ullinjve ai i përgjigjet se mesatarisht nga çdo rrënjë merr afërsisht 20-30 e deri 70 kg prodhim. Ullinjtë e zinj ai i përdorur për të bërë vaj për nevojat e veta, ndërsa ullinjtë e bardhë, zakonisht i ka shitur që në pemë në fillim të sezonit nga bashkëfshatarët, për ti përdorur si ullinj tavoline. Kufijve verior të parcelës private tashmë u ka mbetur edhe rreth një hektar terren që gjatë këtij viti do të pastrohet e mbillet me fidanë të reja ullinjsh. Krahas pemëve frutore te tjera që ka anash tyre si një vreshti me disa varietete rrushi dhe dardhash, të cilat shfrytëzohen për nevojat e veta familjes. Ato kanë një inventar më “ modest” në shifra: 40 rrënjë ftonj, 20 rrënjë ide, 100 rrënje dardha të egra të vendit që a i ka shartuar si dhe 160 rrënjë bajame.



Jeta

Bardhok Prroj 43 vjeç

Në vitin 1995 është rikthyer në tokën e të parëve, zonën e Kepit të Rodonit

Nga kjo zonë janë larguar në vitin 1972, kur këtu u vendos ushtria.

Vendi ku janë bërë mbjelljet ka qenë një territor i thatë ku ka munguar uji. Ne afërsi ka

Janë gjithsej rreth 4 hektarë tokë e rrethuar nga të cilat në 3 prej tyre janë mbjellë rreth 1800 rrënjë ullinj.

Mesatarisht nga çdo rrënjë merr afërsisht 20-30 e deri 70 kg prodhim. Ullinjtë e zinj ai i përdorur për të bërë vaj për nevojat e veta, ndërsa ullinjte e bardhë. shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi