Këtij aktori i mungon shumë shkrimtari
Mon 16 Apr 2012 - 17:17
Elsa Demo
Fshatrat periferikë të Myzeqesë në vitet tetëdhjetë mund të mbërriheshin nga makinat e rastit dhe nga Estrada e Fierit. Si makinat si aktorët, rrihnin rrugë e pa rrugë që para se të binte nata, makinat t’i çonin njerëzit në shtëpi, ndërsa trupa e aktorëve, t’i mblidhte në një oborr shtëpie kulture ku aktorët, të veshur me këmishë të bardhë e klilotë të zezë, të shfaqnin tipin e myzeqarit që megjithëse i patokë dhe pa qumësht, gjithë ditën tokën e bukës punonte dhe kafshët e qumështit mbante. Televizori nuk ishte bërë objekt i çdo shtëpie dhe me shfaqjet e trupës së humorit arrihej njëfarë zbavitje dhe edukim i masave.
Në një nga këto peizazhet aksioniste të Estradës së Fierit, u shfaq portreti prej Fernandeli i Arqile Lipes (1949) i cili përgjatë gjithë viteve tetëdhjetë u bë ndër aktorët bazë të humorit të “Bylisit”. Ai shfaqet kryesisht me karakteret që shkruan autori dhe regjisori i trupës Pëllumb Kulla, dhe partner në paroditë muzikore ka aktorin Todi Llupi. “Do martojmë Malon” është pjesa më e njohur e dyshes.
Ai është si personazhi i përrallës i holli, i gjati, i shëmtuari që për çudinë e atyre që veprat u bëjnë zhurmë, ai është në harmoni me punën e vet. Me shkatërrimin teatrove të bashkive në rrethe publiku humbi nga sytë artistë si Arqile Lipe. Ai është kthyer nga emigracioni 18-vjeçar ekonomik në Greqi për të interpretuar në komedinë “Jo vetëm shtrirë, bëj diçka” të autorit britanik Michael Pertwee me regji të Kiço Londos. Komedia shfaqet sonte dhe nesër në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Me skenën e madhe ku luani sonte, keni ndonjë kujtim?
Këtu e filmova “Dasmën e Malos” për koncertin e Natës së Vitit të Ri. Duhet të ketë qenë viti 1982.
Koha kur bënit art për masën?
Ajo kohë kishte plan shfaqjeje për reparte ushtarake, plan shfaqjeje nëpër qytete të ndryshme. E mira e Estradës së Fierit ishte që për pjesët që mund të bëheshin në terren, zgjidheshin materialet më praktike. Kështu që mund të jepnim shfaqje para shkollës, para zyrave të kryesisë. Mund të mos kishim prozhektorë por kishim kandila. E megjithatë puna e aktorëve ishte shumë serioze.
Pavarësisht publikut?
Pavarësisht publikut dhe nivelit të tij. Për mua cilësia e një pune në skenë matet me cilësinë e fabulës. Nëse një shfaqje nuk ka një histori për të treguar, nuk ka tekst, për rrjedhojë, nuk ka as shije, edhe aktorit ashtu do të jetë, pa shije. Mendimi i lirë, loja e lirë, aktor i lirë, këto janë të kushtëzuara nga arti i të shkruarit që duhet ta bëjë ai që e bën. Unë nuk di që Kadri Roshi ta ketë ngatërruar ndonjëherë misionin e vet. Ai mbeti aktor, për mua, aktori më i madh shqiptar. Ai nuk u mor me regji, as nuk shkroi kurrë. Duhet të jetë e qartë: kush shkruan, kush vë në skenë, kush luan. Kjo është treshja e artë.
Janë ngatërruar rolet sot?
Roli i shkrimtarit për skenën, po. Mungon shkrimtari. Tekstet për skenën, kjo më duket pika më e dobët sot në artin skenik. Tekstet lënë shumë për të dëshiruar.
Nuk i flasin publikut. Ne kemi një publik shpirtërisht të bombarduar. Tani që kam ardhur në Fier vërej se kur një politikan hyn në teatër, salla mbushet plot, bëhet kremastar politik, thyhen karriget. Mua më bëhet qejfi, por, të mbushet salla dhe për mua që punova dy muaj për një rol.
Unë e kam ndjerë veten se jam atje ku duhet e që spektatori është afër meje, afër lojës sime, kur publiku e mbush sallën plot. Sot kjo nuk ndodh. Shikoj stadiumet bosh, skenat bosh. Më dhimbsen. S’mund të luash futboll 90 minuta me stadium bosh.
Tregoni pak për personazhin që luani sonte.
Te zoti Pots më pëlqen shikimi, vrojtimi, hetimi. Ky njeri ka këtë sy të mprehtë por kërkon të mos e zbulojnë. Lëvizja e tij më pëlqen. Humori është zhanri im. në gjithnjë kam qenë djalë i shkathët në shkollë, në ushtri. Shkolla ime ishte mekanika në Fier. Por kjo nuk më pengoi që ta marr seriozisht aktrimin e të isha aktor i disiplinuar. Parimi im mund t’ju duket i njohur: 1 për qind talent dhe 99 për qind punë. Puna serioze nuk mund të kuptohet pa qejfin, dëshirën, shpirtin.
Si punoni më tekstin?
Asnjëherë në mënyrë mekanike, përmendësh. Pak punoj në shtëpi. Puna më e mirë me tekstin është praktika me partnerin. Kështu teksti bëhet i yti. Ishte fati im që kisha këtë plastikë që kam dhe nuk më mbetej veç ta vija në përdorim.
Punoni për herë të parë me Kiço London?
Kjo është një farsë angleze ku dialogu duhet thënë bukur dhe nuk duhet bërtitur. Unë them se ia arritëm qëllimit me Kiço London. Besoj tek ai edhe si njeri që do t’ia ndërrojë faqen Teatrit të Fierit.
Si e gjeni Fierin pas kaq vitesh larguar?
Eh. Iu ankova sime bije një ditë për plehrat. M’u përgjigj: Mblidhen, s’mblidhen plehrat, është qyteti im. Ajo ka ikur 6 vjeç nga Fieri. Sot është 24.
Pra do të ktheheni sërish në Greqi?
Atje kam familjen, gruan, vajzën dhe djalin.
Dhe punën?
Ah puna, tani s’ka. Puna ime është me dy pasaporta, me dy vula. Kur hyj në tokën greke marr një vulë si bojaxhi, e kur hyj në Shqipëri marr një vulë si artist i Estradës së Fierit. U bënë 18 vjet. Unë kam mbetur shqiptar, çdo dy vjet kam paguar dhe kam marrë lejë qëndrimi si shqiptar. Greqisë i dedikohem që rrita fëmijët dhe i bëra me arsim të lartë. Për fëmijët shkuam në Greqi unë dhe ime shoqe. Për asgjë tjetër. Dhe në shtëpinë tonë në Athinë, flitet shqip.
Luftar Paja: Arqileja, aktor me plastikë të mrekullueshme
“Arqile Lipe erdhi si kaldajist në Teatrin e Fierit. E mbaj mend kur erdhi me një uniformë ushtarake, siç ishte liruar nga ushtria. Një djalë shumë ekspresiv na prezantohet me këto fjalë: “Njihuni me kaldajistin Teatrit të Fierit.” Pëllumb Kulla do thoshte se ky djalë s’është pa gjë. Dhe e vërteta është që Arqileja ka një plastikë të mrekullueshme, një artist mjaft i mirë veçanërisht për parodinë dhe pantomimën. Me veprën e Michael Pertwee ai më në fund provoi veten edhe në komedi.”
Turneu
Shfaqja e komedisë “Jo vetëm shtrirë, bëj diçka” e autorit britanik Michael Pertwee, një bashkëpunim i Teatrit Shëtitës dhe Teatrit “Bylis” vjen në skenën e madhe të Universitetit të Arteve më 13 dhe 14 prill, ora 20.00. Regjisori Kiço Londo e vuri premierë në Teatrin “Bylis” të Fierit në fund të marsit dhe me dy shfaqjet në Tiranë nis një tur nëpër qytetet e vendit.
Ministra të korruptuar, inspektorë që kërkojnë rryshfet, vajza të reja në kërkim të pushtetit dhe rrugëve për t’u bërë të famshme. Interpretojnë: Luftar Paja në rolin e Inspektorit Ruf, Fatmir Xhelili (Uilliam Braun), Sotir Stefa (Beri Hobis), Mimoza Marjanaku (Xhen Fedo), Doriana Çaushaj (Zhizel Parkin), Gerta Metaj (Damina) dhe Brikena Sinanaj (Uendi). Arqile Lipe në rolin e Uillfred Potsit ka ardhur posaçërisht nga Greqia, vendi i emigrimit shumëvjeçar për aktorin e humorit. Skenografia është realizuar nga Gëzim Hajdini. shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi