Sot shënohet Dita e Tokës
Mon 23 Apr 2012 - 3:29
TIRANE-Sot shënohet Dita e Tokës, ngjarje kjo që festohet në mbarë botën me qëllim, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për problemet mjedisore të botës. Dita e Tokës është e festuar në pranverë në hemisferën veriore dhe në vjeshtë në atë jugore. Ajo ka për qëllim të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me rëndësinë e natyrës. Në SHBA Dita e Tokës festohet çdo vit në ekuinoksin pranveror, kurse në shumicën e vendeve të botës ajo festohet çdo vit më 22 prill. Në shtator 1969, në një konferencë në Siatëll, Uashington, Geilord Nelson, senator i SHBA-ve, shpalli se në pranverën e vitit 1970 do të kishte demonstrata për ambientin në të gjithë vendin. Fillimisht, senatori Nelson propozoi disa protesta ambijentaliste për ta futur mbrojtjen e natyrës në programin e qeverisë.
Pesë muaj para festimit për herë të parë të Ditës së Tokës, Neë York Times shkroi një artikull në lidhje me ngjarjet ambientaliste që po përfshinin vendin, ku shpjegonte sesa e rëndësishme ishte kjo ngjarje, duke marrë parasysh që mund të fshihte disi luftën në Vietnam, që kishte shkaktuar shumë pakënaqësi në atë kohë.
Me kalimin e një kohe të shkurtër kjo festë u kthye nga kombëtare në ndërkombëtare, duke sensibilizuar mbarë botën.
Në SHBA kjo festë nisi në ekuinoksin pranveror, sepse kjo është periudha kur natyra lulëzon dhe vazhdoi po me të njëjtën traditë. Vendet e tjera preferuan një datë fikse.
Kështu, tradita e Ditës së Tokës vazhdon të respektohet edhe sot, në këto kohë kur shkatërrimi i natyrës dhe problemet në lidhje me të janë thelluar më shumë se kurrë.
(d.b/BalkanWeb)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi