Amsterdam, prostitutat kundër shfrytëzimit të femrave
Sat 28 Apr 2012 - 0:40
Amsterdam- Prostitutat kërcejnë për të denoncuar shfrytëzimin seksual të grave në Europë. Një filmim i xhiruar nga agjenciapublicitare belge “Duval Guillaume Modem” dhe i promovuar nga “Stop the Traffik” një shoqatë që lufton tregunklandestin të qënieve njerëzore, po korr shumë sukses ditët e fundit në internet. E titulluar “Girls going wild in red light district” që në shqip përkthehet “Çmenden vajzat në distriktin me drita të kuqe”, videoja është xhiruar pikërisht në lagjen me drita të kuqe të Amsterdamit dhe tashmë është parë nga mbi 700 mijë përdorues në Youtube.
Në fillim videoja duket se tregon një natë normale në të famshmin Red Light District të kryeqytetit hollandez. Pas vitrinave janë pikërisht prostitutat që kërkojnë vëmendjen e klientëve të mundshëm duke ofruar garancitë e tyre ndërsa kalimtarët shohin me kuriozitet vajzat e reja.
Por ja kur krejt papritur muzika elektronike fillon dhe katër prej vajzave nisin të kërcejnë në mënyrë frenetike, ndërsa kalimtarët çuditen nga ritmi i lëvizjeve së vajzave. Shumë burra fillimisht habiten por pas pak nisin të kërcejnë me ritmin e balerinave duke ndjekur koreografinë e tyre.
Madje ka nga ata që buzëqeshin dhe në fund thuajse të gjithë spektatorët duartrokasin entuziastë për performancën e katër prostitutave. Por pikërisht kur muzika përfundon dhe vajzat ndalen në pjesën e sipërme të ndërtesës shfaqet mesazhi “Çdo vit mijëra grave u premtohet një karrierë për tu bërë balerinë në Europën perëndimorë, por për fat të keq, përfundojnë këtu”. (LajmeShqip.com)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi