Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Amsterdam, bie kufizimi për kanabisin Empty Amsterdam, bie kufizimi për kanabisin

Fri 2 Nov 2012 - 9:27
Amsterdam, bie kufizimi për kanabisin Amsterdam0111

Kryebashkiaku i Amsterdamit i dha fund disa muajve debatesh mbi një ligj që pengonte kafetë e famshme që tregojnë substanca të lehta narkotike, që të shisnin produktet e tyre për të huajt.

Kryebashkiaku Eberhard van der Laan vlerësoi se kufizimi mund të përbëjë shkas për rritjen e kriminalitetit në qytet, me më shumë njerëz që do t’i drejtoheshin tregut të zi për të siguruar narkotikët.

Sipas pronarëve të kafeve në fjalë, aprovimi i një ligji të tillë do të shkatërronte biznesin e tyre, duke qenë se të huajt përbëjnë shumicën e klientelës së këtyre ambienteve.

Çdo vit, 1,5 milionë turistë vizitojnë Amsterdamin, duke pasur si arsye të parë të vizitës së tyre konsumimin e kanabisit.

”Këta 1,5 milionë turistë, të cilëve do t’u thuhet se nuk mund të konsumojnë marijuanë, do të gjejnë mënyra të tjera për të siguruar drogën dhe kjo mund të sjellë një rritje drastike të kriminalitetit”, deklaroi kryebashkiaku, i cili prej kohësh ishte deklaruar kundër ligjit.

”Nëse do të aprovohet, ky ligj do të sjellë më shumë vjedhje, më shumë drogra false dhe asnjë kontroll për cilësinë e substancave narkotike në treg, duke zhdukur të gjithë efektet pozitive që ka pasur Holanda nga liberalizimi i narkotikëve. Prandaj ky ligj nuk mund të hyjë në fuqi”, argumentoi Van der Laan.

Ligji ishte miratuar më parë në Parlament, por duke qenë se kishte karakter lokal dhe kufizohej vetëm me Amsterdamin, kishte nevojë edhe për aprovimin e autoriteteve vendore që të hynte në fuqi.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi