Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

“Ndjehem si një përbindësh” Kujdes fotografitë janë tronditëse! Empty “Ndjehem si një përbindësh” Kujdes fotografitë janë tronditëse!

Wed 2 May 2012 - 21:46
“Ndjehem si një përbindësh” Kujdes fotografitë janë tronditëse! Patricia-1-300x187Gruaja e cila u sulmua nga ish i dashuri i saj me acid sulfurik flet në media për herë të parë pas atij momenti fatal që i ndryshojë jetën asaj -Kujdes fotografitë janë tronditëse!

Ajo ishte një 40-vjeçare shumë e bukur dhe joshëse, por sot, pas sulmit që ajo pësoi nga ish i dashuri, Patricia Lefranc e konsideron veten e saj njësojë me një “përbindësh”.

40-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve u bë “gjahu” i ish të dashurit të saj, Richard Remes, i cili e sulmoi atë me acid sulfurik në 2009-ën. Pas sulmit vrasës dhe pasojat tragjike që ai la pas, 40-vjeçarja Lefranc, pranoi të prononcohet në një revistë Angleze për sulmin e çmendur që i shkatërroi dhe ndryshojë asaj jetën përgjithmonë.

Si pasoj e acidit sulfurik që asaj ju hodh në fytyrë, qerpikët dhe hunda e saj u shkrinë tërësisht, ndërsa humbi shikimin nga njëri sy, humbi një gisht, si dhe u shurdhua nga njëri vesh.
Patricia Lefranc, u gjend shumë pranë vdekjes, pasi substanca kimike filloi t’i djeg asaj zemrën dhe mushkrit, ndërsa falë implanteve në gji, dëmi u kufizua aty, duke i shpëtuar kështu jetën. “Ndjehem si një përbindësh” Kujdes fotografitë janë tronditëse! Patricia-2Pas 86 ndërhyrjeve kirurgjikale, sot 43-vjeçarja vazhdon të ndjejë dhimbje shumë të forta, por mendimi se një ditë do të shikojë fëmijët e saj të martuar e të jetojnë të lumtur, e inkurajon atë të vazhdojë të jetojë.

“Më ktheu në një përbindësh. Çdo ditë qajë. Njerëzit më shikojnë dhe tallen me paraqitjen time. Për mua është dënimi më makabër e maksimal, është dënim i përjetshëm. Atëherë pse të mos dënohet dhe ai?”, tha ajo për ish të dashurin e saj i cili e pranoi krimin në gjyq.
Patricia e njohu 57-vjeçarin kur ata u transferuan njëkohësisht në të njëjtin kompleks ndërtesash në vitin 2008. Pas shumë takimesh së bashku, ajo mësoi se ai ishte i martuar dhe kishte 5 fëmijë, kështu vendosi ta ndante atë. “I thashë që ne nuk mund të vazhdojmë më bashkë, ndaj duhet të qëndrojmë dy miq të mirë. Nuk kishim fjetur bashku dhe kurrsesi nuk dëshiroja të shkatërroja një familje”, vijon ajo.
Por Remes ishte i vendosur për këtë lidhje dhe shumë shpejtë filluan të takoheshin në shtëpinë e Patricia.

Më vonë, bashkëshortja e Remes mësoi për lidhjen e fshehtë të bashkëshortit të saj dhe e përzuri atë nga shtëpia, por Remes mundi të kthehej në shtëpi dhe paralelisht vazhdonte të takonte fshehtësish Ptaricia-n.
Gjatë periudhës të pushimeve në gushtë të 2009-ës, Patricia diktoi për herë të parë anën e errët të Remes, pikërisht kur ai filloi t’i fliste asaj për filma horror, sidomos ato filma të cilat në skenarin e tyre përmbanin dhe skena me tortura femrash.
Kur u kthyen nga pushim ajo refuzoi të takoheshin përsëri.“Ndjehem si një përbindësh” Kujdes fotografitë janë tronditëse! Patricia-3-300x187ana e Ptaricia nxiti këmbënguljen e 57-vjeçarit, duke e “detyruar” atë të qarkullojë me një bluzë ku kishte stamposur fytyrën e saj dhe që shkruante “Të dua”.
Lefranc e shqetësuar nga gjestet e Remes, njoftoi policinë, por autoritet nga ana e tyre e këshilluan atë të transferohej prej andej. Katër ditë më vonë Remes, i shkon asaj në shtëpi i kamufluar si postier.
Kur Lefranc i hapi derën, ai i hedh acid sulfurik, në fytyrë dhe në pjesën e sipërme të trupit.
Lefranc, kujton ato momente të vështira duke e konsideruar vdekjen e saj si të sigurt, por komshinjtë dëgjuan britmat e dhimbjeve të shpirtit të saj nga djegia e madhe dhe e dërguan menjëherë për në spitalin e rajonit, ku dhe qëndroi aty për tre muaj rresht në gjendje kome. Fëmijët e saj, përkatësisht, 28, 29 dhe 13 vjeç, nuk u larguan për asnjë çast nga nëna e tyre, ndërsa autori i këtij makabriteti, u arrestua nga policia falë përshkrimit të një dëshmitari të ndodhur në vendngjarje.“Ndjehem si një përbindësh” Kujdes fotografitë janë tronditëse! Patricia-4-300x187Richard Remes, u dënua me 30 vjet burg, për tentative vrasje.
Në gjyq Remes, pretendoi se nuk kishte menduar se sa dëm mund të shkaktonte acidi sulfurik…/albosberver.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi