Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grupi “Iron Maiden” hap linjën ajrore me të njëjtin emër Empty Grupi “Iron Maiden” hap linjën ajrore me të njëjtin emër

Fri 4 May 2012 - 14:48
Message reputation : 100% (1 vote)
Grupi “Iron Maiden” hap linjën ajrore me të njëjtin emër Iron-maiden1336044143_thumb_baza1325_225Vokalisti i një prej grupeve metal më të famshëm të historisë, Bruce Dickinson i “Iron Maiden”, ka vendosur të çojë një hap përpara edhe pasionin tjetër të tij, përveç muzikës, aviacionin.
Një pilot në jetën e përditshme, Dickinson është drejt themelimit të një firmë të re aviacioni, e cila do të krijojë fillimisht mbi një mijë vende pune.
Njeriu që drejton vetë avionin që transporton pjesën tjetër të grupit dhe fansat më të zjarrtë në turet e tij botërorë, pas falimentimit të kompanisë në të cilën ai ishte pilot, ka vendosur të krijojë linjën e tij, e cila do të quhet “Cardiff Aviation Limited” dhe do të fokusohet në shërbimet çarter e transport të mallrave.
Për të filluar biznesin, Dickinson ka marrë me qera disa hangarë në disa aeroportë në Uells dhe po negocion marrjen me qera të një numri ende të pacaktuar avonësh.
Gjithashtu, një Simulator i avionit “Boeing 747”, i cili do të shërbejë për stërvitjen e pilotëve të rinj, është porositur dhe do të mbërrijë muajin e ardhshëm.
Dickinson, i njohur botërisht për linjën e tij “666” gjatë tureve muzikore, deklaroi: “Jemi duke u futur në këtë biznes me vetëdijen se ka ende shumë potencial të paeksploruar në tregun e Uellsit Jugor. Është një projekt i studiuar me hollësi, për 18 muaj me radhë”.
Tashmë një grup legjendar, “Iron Maiden” ka hyrë në historinë e muzikës për shumë këngë që kanë kryesuar ndër vite “hit-parade”, midis të cilave “Fear of the Dark”, “The Trooper”, “666, the number of the beast” apo “Iron Maiden”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi