Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

VETULLA TË HEQURA DHE DEPILIM… S’PO FLASIM PËR FEMRAT! Empty VETULLA TË HEQURA DHE DEPILIM… S’PO FLASIM PËR FEMRAT!

Mon 7 May 2012 - 3:04
VETULLA TË HEQURA DHE DEPILIM… S’PO FLASIM PËR FEMRAT! Images-22Duan të duken pa rrudha, me lëkurë të bukur, flokë të lyer, vetulla të rregullta, madje edhe të depiluar. Nuk e kemi fjalën për femrat! Tashmë edhe meshkujt janë të fiksuar pas trajtimeve estetike dhe po i kërkojnë gjithnjë e më shumë. Luminita Apetri, eksperte e mjekësisë estetike thekson se tashmë kanë rënë tabutë



Lazer dhe botoks

“Meshkujt i duan dhe kërkojnë trajtime kozmetike gjithmonë e më tepër. Trajtimi i akneve kërkohet pothuajse njëlloj si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat. Po kështu meshkujt kërkojnë trajtime me botoks dhe lazer për depilim definitiv, kjo e fundit sidomos tani para sezonit të plazhit”,- pohon dr. Luminita Apetri. Tendencën për botoks e cila ka përfshirë edhe meshkujt sidomos ata mbi të 40-tave, doktoresha Apetri nuk e gjykon si mani, por si diçka tepër normale.



Çdo gjë, sipas tipit

“Do të ishte anormale e kundërta, pra që një femër apo një mashkull të mos kujdesej për bukurinë e vet. Kujdesi për lëkurën është alfa e kujdesit”,- pohon ajo. Por çdo person është një rast i veçantë që ka nevojë për një trajtim të personalizuar, në varësi të moshës, tipit të lëkurës, problemeve, mënyrës se si është përkujdesur gjatë jetës për shëndetin e lëkurës së vet.



Kujdes me injeksionet e botoksit!

Në mjekësi ka një aksiomë të njohur se edhe medikamenti më i sigurt po të përdoret në mënyrë të gabuar rrezikon shëndetin, madje edhe jetën. Nëpër parukeri injeksione botoksi kanë nisur të realizohen edhe nga njerëz të pakualifikuar. “Kujdes, injeksionet janë procedura mjekësore dhe duhen administruar nga personel mjekësor i trajnuar dhe i certifikuar. Shumë nga trajtimet e estetikës janë tepër të sigurta, por komplikacionet janë gjithmonë të mundshme”, thekson Apetri, duke këshilluar se është shumë e rëndësishme që para se t’i nënshtrohesh injeksioneve të botoksit të kërkosh nga aplikuesi diplomën ose çertifikatën përkatëse.



Dëme në mimikë

Edhe sipas mjekes dermatologe Entela Shkodrani trajtimi me botoks vlerësohet përgjithësisht si një trajtim i sigurt për aq kohë sa aplikohet nga një mjek i trajnuar. Personi që ka injektuar Botoks mund të humbasë mimikën dhe aftësinë për gjestikulacione. Së dyti, injektimi në vende të gabuara që nuk marrin parasysh veçoritë specifike të individit mund të rezultojë në komplikacione si vëngëri, rënie e kapakut të syrit, etj. Botoks-i nuk lejohet të përdoret në gratë shtatzana, gratë që ushqejnë fëmijët me gji si dhe në persona që vuajnë nga sëmundje të caktuara.







Ardi Borova:



“Thonj, vetulla, maska.. Meshkujt kanë nisur të ndryshojnë”



Entela Resuli



Është drekë. Ardi Borova ka një ‘kokë’ në dorë. Një individ të njohur të medias. Meshkujt në sallone bukurie? Një gjë e thotë me bindje Borova: Gjendja nuk është më si 5 apo 10 vjetë më parë. Djemët, depilohen, lyejnë flokët, trajtojnë fytyrën.



Ju jeni më në kontakt me klientët meshkuj, si e shihni sjelljen e tyre në qendrat estetike?

Kanë rënë shumë tabu në lidhje me meshkujt. Përveç prerjes së flokëve është edhe lyerja e flokëve, qoftë për mbulimin e thinjave, qoftë edhe për ndryshime pamje. Më pas është rregullsia dhe pastrimi i vetullave, kurimi i thonjve, trajtimi i fytyrës, me maska apo më ushqyes të ndryshëm kundra rrudhave. Pjesa e depilimit është një sektor që unë nuk e praktikoj, por ajo që kam dëgjuar dhe folur më shumë miq të mijë, njerëzit tani duan të jenë sa më retro. Që do të thotë; për të qenë pranë një femre seks duan të jenë sa më të kuruar.

Ku depilohen meshkujt?

Po behet kryesisht në pjesën e kraharorit, bëhet shkurtimi i qimeve. Tani kanë marrë dhe makina personale, individuale për ta kryer atë në çdo moment.

Ju e rekomandoni depilimin?

Shikoni, është çështje perceptimi se sa çështje rekomandimi. Meshkujt kanë filluar të mbahen, në ndryshim me 5 apo 10 vjet më përpara.

Sa janë këta lloj meshkujsh sipas jush? Si përqindje..

Kjo kategori për mua mund të jetë aty rreth 10 përqind e shoqërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi