Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Si t’i flasim partnerit Empty Si t’i flasim partnerit

Sun 24 Apr 2011 - 7:28
Djem të mirë apo jo, bëjnë të pamundurën edhe duke gënjyer, për të arritur ta bëjnë për vete partneren. Por kur e vërteta nuk është ashtu siç e kishit menduar, momentet më të ëmbla mes partnerëve shndërrohen në më të hidhurat. Doni t’i shmangni vetes një zhgënjim të tillë?

Lexoni më poshtë si mund ta vini në provë partnerin para se të përfshiheni në një lidhje serioze me të

Meshkujt e përshkruajnë veten ndryshe nga çfarë janë në të vërtetë. Kur ne (femrat) e kuptojmë, është shumë vonë, sepse kemi shkuar shumë larg. Jemi përfshirë në një lidhje që për fatin tonë të keq rrezikon të ketë fundin më të shëmtuar të një historie të nisur bukur. Çfarë mund të bësh në të tilla raste?

Psikologët kanë përcaktuar dy alternativa:
1. Të vazhdoni lidhjen duke pranuar dhe duke iu përshtatur njeriut të ri…
ose 2. (dhe ç’është më e keqja) Të hiqni dorë prej lidhjes e t’i futeni edhe njëherë punës për të gjetur shpirtin binjak (për të cilin u lodhët aq shumë).

Por a nuk është e trishtueshme që “ I duhuri” ju doli “I gabuari”? Çfarë do të bëni tani? Do t’ia hidhni fajin atij?



Jo. Sigurisht që jo, sepse ai i tillë ka qenë edhe në fillim të lidhjes. Thjesht jeni treguar e pakujdesshme për të kuptuar si funksionon mendja e një mashkulli? Të kuptoni përse meshkujt gënjejnë?

E vërteta është se ju jeni treguar të zgjuara të bëni pyetjet e duhura ose, më mirë të themi, nuk keni gjetur mënyrën e duhur për të pyetur. Për të mos thënë që jeni edhe bashkëpunëtore e tij duke ia lehtësuar përgjigjet. Dhe kjo ndodh me të gjithë meshkujt, edhe për ata që klasifikohen në “djem të mirë”.

Djem të mirë apo jo, bëjnë të pamundurën për t’i pëlqyer vajzës me të cilën shoqërohen. Për këtë arsye janë gati të gënjejnë. Sipas tij, gënjeshtra të caktuara japin rezultate pozitive kur të fituar dalin të dyja palët. Ai ju fiton juve. Ju fitoni përgjigjet që dëshironi.

Pastaj, kur përfshiheni tërësisht në lidhje dhe ku në fakt e vërteta është veçse një iluzion, momentet më të ëmbla mes partnerëve shndërrohen në më të hidhurat.

Keqkuptime të tilla duhen shmangur. Por kjo arrihet në takimet e para, kur ende nuk e keni marrë shumë seriozisht lidhjen.



Sekreti i lidhjeve të gjata dhe të suksesshme janë rezultat i veprimeve zinxhir që po i përmbledhim në tre fjalë: Vëreni në provë! Por, pa i rënë në sy.

Nuk është nevoja t’i thoni: “I dashur, ne të dy kemi ca gjëra për të sqaruar”.

Madje, kjo është mënyra më e shpejtë për ta larguar një mashkull nga vetja.

Ka të tjera rrugë për të zbuluar se çfarë fshihet në mendjen e një burri.

I hedhim një sy shembullit të mëposhtëm:

Ju e pyesni: “Duhet ta them që më ka ardhur në majë të hundës nga meshkujt që thonë diçka dhe bëjnë të kundërtën. Po ti çfarë tipi je?” ose kur pyesni: “Pas ndarjes së fundit, vendosa të mos merrem kot me meshkuj që frikësohen nga lidhjet afatgjata. Po ty të pëlqen të përfshihesh seriozisht në një lidhje?”.



E gjeni dot se cilat do të jenë përgjigjet e tij? E thjeshtë fare. Ai e kupton se cila përgjigje do të të bënte të lumtur, çfarë doni të dëgjoni prej gojës së tij.

I shkreti djalë do të vihet nën presion dhe nuk sheh rrugëzgjidhje tjetër përveçse t’ju kënaqë.

Por ju nuk jeni aq naive, apo jo? Prandaj pyetja juaj duhet të jetë jo e drejtpërdrejtë, pa i rënë në sy, pa e vënë nën presion dhe pa i lënë të kuptojë se nëpërmjet përgjigjes së tij, ju jeni duke e testuar atë dhe vlerësuar lidhjen mes jush.

Nuk duhet t’ju brejë aspak ndërgjegjja që po e vini në provë. Mos e konsideroni si mashtrim apo djallëzi. Bëhet fjalë për një kujdes më të madh dhe një detyrim ndaj vetes. Nuk keni kohë për të humbur me një njeri që më vonë mund të dalë dikush tjetër. Vënia në provë tregon se ju jeni një grua e zgjuar, që keni prioritetet tuaja në lidhje dhe sidomos nuk jeni gati të pranoni të parin mashkull që ju del para.



Pastaj, mos harroni që në fund
janë gjithmonë femrat ato që vuajnë më shumë nga ndarja.

E pra, një pyetje duhet formuluar në mënyrë të tillë që atij t’i duket sikur është zëdhënësi i pjesës tjetër të meshkujve. Kështu do të tregohet i sinqertë dhe i hapur, duke u fshehur pas mburojës së “meshkujve të tjerë, por jo unë”.



Nëse e pyesni: “Si të duket ideja e të jetuarit gjithë jetën me një grua?”, ai do të ndiejë presionin e një pyetjeje të tillë dhe ka shumë mundësi t’ju gënjejë duke thënë atë çfarë dëshironi të dëgjoni ju. Rezultati? Jeni shumë larg të vërtetës dhe nuk do të keni ide të qarta nëse ky është partneri që mund t’ju bëjë të lumtur në një lidhje serioze dhe afatgjatë.

Por nëse e pyesni se cili është opinioni i meshkujve në përgjithësi, ai ndihet i lirë të tregohet i sinqertë duke u fshehur pas opinionit të të tjerëve dhe – si për ironi të fatit – ai është duke zbuluar opinionin e tij lidhur me një çështje të caktuar.



Një shembull tjetër: Ju e pyesni: “Femrat digjen nga dëshira për të kuptuar se çfarë mendojnë meshkujt pas martesës. Do të të pëlqente ta kaloje gjithë jetën me një femër?” (sigurisht, një pyetje e tillë mund të perifrazohet në shumë mënyra).

Përgjigjja, që supozon atë të meshkujve në përgjithësi, në fakt tregon se çfarë mendon ai vetë. Në rast se përgjigjja e tij do të jetë: “Po, meshkujt tremben nga ideja për të jetuar gjithë jetën me një femër”, atëherë të jeni e sigurt se ai është gati t’ju tradhtojë menjëherë pas martese. Nëse përgjigjja e tij do të jetë diçka e ngjashme me: “ndoshta, por unë nuk i trembem kësaj gjëje”, atëherë keni të bëni me “të duhurin”.



Një mënyrë tjetër për të kuptuar që në fillim nëse ai është i duhuri, ka të bëjë sërish me disa pyetje. Por kësaj here pyetjet duhet t’ia drejtoni vetes.

Në fillim të lidhjes, është shumë e lehtë të biesh pre e emocioneve dhe ndjenjave. Prandaj justifikoni lehtë sjellje të papëlqyeshme të partnerit.

Shumë femra nuk tregohen të sinqerta me veten e tyre dhe sesi shkon lidhja e tyre. Ato i besojnë verbërisht instinktit ose, akoma më keq, e bazojnë historinë e tyre me kohën e artë të takimeve të para.



Femrat e zgjuara nuk i injorojnë asnjëherë ndjenjat e veta. Ato bëjnë një rishikim të herëpashershëm të lidhjes dhe të lumturisë që u fal partneri.

Nëse doni të rrini me këmbë në tokë, nuk bëni keq që herë pas here të pyesni veten:

A ju bën AI të ndiheni mirë me veten?
A është xhentil?
Ju sjell në humor?
Ndiheni e sforcuar pranë tij apo jeni spontane?
Ndihem mirë kur flisni me të, apo ju shkakton mërzi dhe trishtim?
Ju trajton si një zonjë të vërtetë?



Duke pasur parasysh këto pyetje, do të dini të përcaktoni siç duhet lidhjen tuaj.

Mos e harroni asnjëherë vetveten!

Mos i injoroni sinjalet e brendshme që ju thonë se ka diçka që nuk shkon.

Vlerësoni me kujdes gjendjen tuaj emocionale, nxirrni konkluzionet e duhura dhe pastaj vendosni nëse ia vlen të vazhdoni më tej.

Nëse do të keni parasysh strategjitë e sipërpërmendura, me siguri do ta keni shumë më të lehtë të dalloni që në fillim nëse ai është i duhuri. Nëse jo, atëherë të jeni të sigurta që lidhja juaj do të jetë vetëm në dorën e fatit. Por fati shpeshherë është kapriçoz dhe jo gjithmonë në anën tonë.
Prandaj, duke ju uruar fat, ju këshillojmë të ndiqni edhe këshillat e mësipërme, që për më tepër i keni gjithmonë në anën tuaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi