Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shega shkakton të njëjtat efekte si viagra Empty Shega shkakton të njëjtat efekte si viagra

Mon 7 May 2012 - 15:00
TIRANE – Lëngu i shegës shkakton të njëjtat efekte me viagrën. Ky është rezultati i një studimi të realizuar nga “Queen Margaret University”, në Skoci.Studimi tregon se femrat dhe meshkujt që konsumojnë, të paktën një gotë me lëng shege në ditë rezultojnë të kenë një dëshirë më të madhe për raport seksual. Përmbajtja e shegës ndikon në rritjen e nivelit të testosteronit në gjak, që komandon epshin seksual tek të dyja gjinitë.
Testosteroni, i njohur ndryshe si hormoni mashkullor, komandon shumë tipare, si qimet në fytyrë, trashjen e zërit dhe vetë dëshirën seksuale. Ndonëse me pakicë, ai gjendet edhe tek femrat, duke forcuar strukturën kockore e muskulore e duke ndikuar në dëshirën e saj seksuale. Por përveç kësaj, studimi tregon se shega është shumë e dobishme edhe për të përmirësuar humorin, kujtesën dhe për të reduktuar stresin.
Shega është një frut i njohur që në antikitet për vlerat e saj ushqyese dhe të shëndetshme. Ajo cilësohet edhe si simbol i fertilitetit dhe jetës së gjatë.

(er.nu/themedicalinformer/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi