Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Greqi, shpresë për formimin e qeverisë Empty Greqi, shpresë për formimin e qeverisë

Fri 11 May 2012 - 10:02
Një rreze drite në tunelin e pafund të mosmarrëveshjeve të partive greke për krijimin e një qeverie koalicioni, duket se ka dalë nga përpjekja e parë e kryesocialistit Venizellos sapo ai ka marrë mandatin nga presidenti.

Pasi është takuar me liderin e partisë e Majta Demokratike, Fotis Kuvelis, ky i fundit i ka propozuar se mund të marrë pjesë në një qeveri kombëtare që do të përbehet nga forcat politike filo-europiane të Greqisë dhe personalitete të njohura të vendit.

Qëllimi i kësaj qeverie që do të ketë jetëgjatësi deri në 2014 do të jetë i dyfishtë; të mbajë vendin brenda eurozonës dhe ta çlirojë atë gradualisht nga marrëveshja e huasë për të dalë

Dorëzohet lideri i ekstremit të majtë
Greqia e pavarur nga ndihmat financiare në tregjet botërore pas tre vjetësh.

Ky propozim është pritur me pozitivitet nga socialistët, kreu i të cilëve do të takohet të premten edhe me udhëheqësin konservator Andonis Samaras dhe nëse edhe ai do të jetë dakord me platformën politike të miratuar nga Venizellos dhe Kuvelis, ka shumë gjasa që brenda javës të kemi një qeveri të re koalicioni në Greqi.

Partia e Majta Demokratike u rendit e shtata në zgjedhjet e 6 majit me 6.11% të votave që interpretohet në 19 deputetë dhe se bashku me konservatorët dhe socialistët sigurojnë nëse bien dakord, 168 nga 300 vendet e parlamentit, pra shumicë të konsiderueshme për një qeveri të qendrueshme koalicioni.

Gjithsesi cdo gjë do të vendoset nga takimi i së premtes midis socialistëve dhe konservatorëve, burime nga kampi i të cilëve bëjnë me dije se e shohin me buzëqeshje këtë zhvillim politik që do të shmangë zgjedhjet e reja dhe do të zgjidhë ngërçin politik në Greqi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi