Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

 Investigimet per UFO-n e dates 10 prill vazhdojne ne liqenin Bantam Empty Investigimet per UFO-n e dates 10 prill vazhdojne ne liqenin Bantam

Fri 11 May 2012 - 14:04
 Investigimet per UFO-n e dates 10 prill vazhdojne ne liqenin Bantam Bantam%20lake

Rreth ores 2 te nates ne diten e marte, date 10 prill 2012 u raportua nje objekt jeshil i shndritshem me madhesine e nje balene qe ra nga qielli dhe u perplas ne liqenin Bantam.

Autoritetet ne Conneticut veri-perendimor thane qe ata nuk gjeten asgje pasi bene kerkimet mbas raportimeve.

Raportimet kane ardhur ne te njejten kohe nga vendndodhje te ndryshme. Ne fakt zjarrefikesat e Morris kerkuan disa here neper liqen me varke duke kerkuar nje perplasje te mundshme te ndonje avioni por ata nuk gjeten asgje te dyshimte. Duket sikur deshmitaret thjesht kane patur halucinacione.

Autoritetet i ndaluan kerkimet duke e lene keshtu misterin te pazbuluar.

Nje jave mbas ketij incidenti u shkrua nje artikull: "Raporte per peshq te ngordhur nuk kane lidhje, 'Smoking Gun' eshte duke investiguar".

Hetimi per cfare ka rene ne Liqenin Bantam para shume pak kohesh vazhdon per Smoking Gun Research Agency (SGRA), nje grup qe studion paranormalen, metafiziken dhe te pashpjekgueshmen.

Grupi ka postuar raporte ne faqen e tij te internetit duke thene qe ne mengjesin e dates 13 prill ka marre rreth 12 raportime qe dukeshin te lidhura me incidentin ne Litchfield, Morris.

Nga te gjitha raportimet e bera, shumica prej tyre ishin me vendndodhje brenda nje rreze prej 5 miljesh nga liqeni.

Raportet erdhen si duket ne mbeshtetje te incidentit qe ndodhi rreth ores 2 te mengjesit te dates 10 prill, kur nje motorrist i paidentifikuar i cili ishte afer Liqenit Bantam i telefonoi Policise se Shtetit per te raportuar qe kishte pare nje objekt jeshil, me madhesine e nje balene qe kishte rene ne liqen.

Nje patrullues ne turnin e tij te punes rreth 10 milje larg vendndodhjes se motorristit gjithashtu kishte telefonuar ne te njejten kohe per te raportuar qe kishte pare nje objekt te madh te binte nga qielli mbi Bentam.

Ne dy javet pas incidentit organizata Smoking Gun mori nje total prej 37 telefonatash te cilat ishin te ngjashme ne natyre me ato fillestaret.

Sipas raportimeve te dhena nje fakt interesant qe u shfaq gjate investigimeve eshte qe nje objekt i ngjashem eshte pare te henen, ne daten 9 prill, rreth ores 10.45 ne darke prane zones se Farmington, Southington dhe Brostol Conn., ne Hartford Country, rreth 25 milje ne lindje te liqenit Bantam.

Keto observime mbeshtesin teorine qe objekti ne Liqenin bantam te ishte nje meteor.

Megjithate Smoking Gun vuri ne dukje qe disa jave perpara eventit, kishte marre raportime te ngjashme te objekteve jeshile te para ne Conneticut, megjithate asnje prej objekteve te madh aq sa ai i raportuar ne Liqenin Bantam.

Ne 11 prill, sipas raportimeve, nje objekt i paidentifikuar ka kaluar neper qiejt e Illinois, Wisconsin, Michigan dhe Iowa.

Smoking Gun vazhdon te kerkoje informacione shtese, dhe ka kerkuar transkriptimet apo kopjet audio te komunikimeve te Policise se Stetit nga ngjarja, ne menyre qe te degjoje bisedat e bera dhe pershkrimet e dhena./infoal/





Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi