Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lezhë, mbërrin anija e parë “Made in Albania” Empty Lezhë, mbërrin anija e parë “Made in Albania”

Sat 12 May 2012 - 0:35
Message reputation : 100% (1 vote)
Lezhë, mbërrin anija e parë “Made in Albania” Lezhe-dy-anijet-ne-shengjin.-jpgAnija e parë “Made in Albania” e flotës detare ka lundruar nga baza e Pashalimanit drejt Shëngjinit për të prezantuar teknologjinë e re të kësaj force, si edhe ka kryer një stërvitje në përmbushje të misionit të saj. Anija “Oriku” dhe ekuipazhi prej 15 vetash kanë pritur mysafirët në bordin e saj, ndërsa drejtuesit lokalë të Lezhës e kanë konsideruar këtë arritje si pjesë e rrugës integruese të vendit tonë. Anija “Oriku” e rojës bregdetare është e para e ndërtuar në vendin tonë, por që ka pasur asistencën e inxhinierëve holandezë, shtet tek i cili është marrë dhe patenta për prodhimin e kësaj anijeje. Shteti shqiptar do të prodhojë dhe tri anije të tjera të këtij lloji dhe do të mbajnë emrat e vjetër të porteve ku do të vendosen. Shëngjini pritet që të ketë anijen e tij “Lissus” brenda muajit shtator. Anija “Oriku” e rojës bregdetare do të ketë si mision zbatimin e ligjshmërisë në det, operacionet e kërkim-shpëtimit, sigurinë e ujërave territoriale, monitorim të rajonit dhe reagim kundër aktiviteteve të paligjshme, ndërsa për përmbushjen e këtij misioni ata janë në bashkëpunim me qendrën operacionale detare ndërinstitucionale.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Lezhë, mbërrin anija e parë “Made in Albania” Empty Re: Lezhë, mbërrin anija e parë “Made in Albania”

Sat 12 May 2012 - 12:10
Lajm shume i bukur dhe shume historik per te ardhmen e teknologjise shqiptare...

Temen po e zhvendos te Historia Shqiptare...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi