Gjestet që zbulojnë kujtesën
Tue 15 May 2012 - 2:36
Christine Macel
E ideuar për Qendrën Pompidu dhe Galerinë jugore të saj, instalacioni i ri i konceptuar nga Anri Sala është një vepër arti në vetvete, një simfoni, e përbërë nga objekte, fotografi dhe katër filma të rinj që shfaqen me sekuenca të përcaktuara në harkun e një ore. Imazhet e çojnë spektatorin në vende të ndryshme të botës: nga Sarajeva evokohet rrethimi 1992-1995 (1395 Ditë pa të Kuqen, 2011), nga Berlini kubeja gjeodezike e Buckminster Fuller (Përgjigjmu, 2008), nga Bordoja një holl i braktisur koncertesh (Le Clash, 2010) deri te siti i famshëm Tlatelolco në Meksiko (Tlatelolco Clash, 2011). Nëpërmjet filmave, falë punës origjinale që është bërë sidomos me zërin, artisti e ka kthyer hapësirën në një kuti muzike, prej të cilës dora dorës simfonia e Çajkovskit ia lë vendin një versioni të ri të “Should I Stay or Should I Go” të Clash-it apo ritmit periodik të dhjetë baterive (Doldrums, 2008). Ekspozita luan gjithashtu me hapësirën e cila komunikon vizualisht me rrugën dhe rrethinat. E vendosur ndërmjet fiksionit dhe realitetit, vizitori i instalacionit përballet me njerëzit që shëtisin në Centre Pompidou.
Ekspozita e artistit shqiptar në këtë qendër të rëndësishme europiane për artin bashkëkohor, është si një vend nderi për punën e Salës përpara se ai të përfaqësojë Francën në Bienalen e Venecias vitin e ardhshëm.
Nuk është hera e parë që Sala edhe pse nuk jeton më në Francë e përfaqëson në bienale të rëndësishme të artit këtë vend ku është shkolluar vite të gjatë që nga largimi prej Shqipërisë.
Biseda me artistin Anri Sala është realizuar nga Christine Macel, konservuese në Muzeun Kombëtar të Artit Modern në Qendrën Pompidu dhe komisare e ekspozitës.
Si e mendoni ekspozimin e punëve tuaja, veçanërisht për një hapësirë mjaft specifike si kjo e Qendrës Pompidu?
Çdo ekspozitë timen unë e mendoj si një vepër arti më vete dhe jo si paraqitje apo koleksion të pjesëve ekzistuese. Nuk kam për qëllim ta vë theksin te një nga filmat apo mbi një nga objektet e ekspozuara, por që mes tyre të krijoj një marrëdhënie të veçantë e cila do t’i orientojë tempin spektatorit dhe do t’i sugjerojë atij një shteg përmes ekspozitës, sikurse një koreografi e vërtetë. Sfida është që në një lëvizje të vetme të bashkosh kohën dhe hapësirën e këto, nisur nga këndvështrimi i spektatorit, të rezonojnë njëra me tjetrën.
Në këtë ekspozitë, një film e fton vizitorin të kalojë nga një ekran në tjetrin në hapësirën e hapur të Galerisë. Ai ndërpritet nganjëherë nga një tjetër film që projektohet në të njëjtin ekran. Pastaj vizitori joshet nga një tjetër film, e kështu vazhdon. Filmat janë mbivendosur te njëri-tjetri duke krijuar një lak njëorësh që e tërheq spektatorin për ta ndjekur ekspozitën e cila zhvillohet njëkohësisht qoftë në drejtim të narratives ashtu edhe të hapësirës. Përgjatë këtij progresi, spektatori ndjek personazhe që përshkojnë një qytet apo enden të humbur rreth një ndërtese, për shembull në rrugët e Sarajevës në kohën e luftës, apo në një sallë të braktisur koncertesh në Bordo. Dora e dirigjentit të orkestrës Ari Benjamin Meyers shfaqet në imazhin e parë me tri sekuenca që projektohen në ekrane të ndryshme – sikur të ishte ai vetë që i projektonte.
Tingulli dhe muzika janë objekt i punës suaj prej vitesh, sikur të ishin alternativa të narratives.
Nuk mund t’i ndash, tingullin apo efektin e tij në sfond, përkundrazi ata veprojnë në harmoni si diçka që po lind. Interesi im për muzikën qëndron tek ai moment kur muzika merr formë, ndërsa fryma e instrumentistit shndërrohet dhe bëhet muzikë.
Tingulli është një motor kërkimi për secilin nga filmat e mi. Cilado qoftë metoda ime e punës (vetëm apo në bashkëpunim me një muzikant) ka gjithmonë një tekst paraprak që orienton drejtimin që do të marrë muzika, si një skenar që do të arrijë ta gjallërojë hapësirën. Filmat janë instrumente muzikore ku secili luan një melodi të veçantë. Tingulli dhe muzika nuk tregojnë histori, por më tepër efektin e tyre dhe të arkitekturës që ata kanë prodhuar në të tashmen. “Eshtrat” dhe kujtimet e tyre janë mishëruar në veprimet që bëjnë muzikën. Unë mendoj se gjërat i kujtojmë me anë të veprimeve sesa të fjalëve. Në filmat e mi, shpesh e gjejmë kujtimin e një ngjarjeje te mënyra si trupi e ka fiksuar. Pra unë përpiqem të identifikoj dhe të përshkruaj se si gjestet e zbulojnë kujtesën. Filmat janë rezultat i një efekti që ndodh – në imazhe – ndërmjet një vendi, tingujve dhe personazheve. Ata nuk tregojnë histori në vetvete, por mund t’i referohen Historisë apo politikës, edhe pa i përshkruar.
Çfarë marrëdhëniesh kanë për ju veçanërisht hapësira me tingullin?
Unë jam i interesuar për hapësirën që ekziston ndërmjet burimit të një tingulli dhe mjedisit ku ai rezonon dhe kështu bëhet muzikë. E njëjta gjë vlen edhe për arkitekturën. Ajo më çon drejt tingullit apo muzikës që janë në njëfarë mënyre përgjigjja ime për një vend apo situatë. Nganjëherë, filmoj efektin akustik të arkitekturës së një vendi te një narrativë dhe histori, te personazhet e saj dhe dialogët e tyre, duke ilustruar kështu ndikimin e arkitekturës te marrëdhëniet e tyre si edhe tek ata vetë. Është rasti i filmit “Answer Me” ku jehona që prodhon tingulli i një baterie mbi muret e kubesë gjeodezike në Berlin mishërohet në interpretimin e instrumentistit. Gjetkë, është ndikimi i kontekstit ai që më intereson – si në rastin e sitit Tlatelolco në Meksiko ku ka pas ndodhur beteja e fundit e astekëve me pushtuesit, dhe ku revoltat e studentëve të vitit 1968 u mbytën në gjak. Është një vend mitik, vend i përmbysjeje historike, arkitekturore, identitare. Në filmin “Tlatelolco Clash”, ai bëhet siti i thyerjes muzikore. Ideja se aty ku tingulli dhe hapësira takohen dhe krijojnë një rezonancë që shkon përtej efektit të thjesht fizik të jehonës, më ka magjepsur gjithnjë.
Biografi
Anri Sala (Tiranë, 1974) i përket brezit të fundit të artistëve të rritur në regjimin komunist në Shqipëri dhe brezit të parë që hyri në kontakt me botën e artit ndërkombëtar. Filmat e tij të parë, në fund të viteve ’90, i referohen ideologjisë së imponuar në vendin e tij dhe rolit utopik të artit në gjetjen e një vizioni të ri social. Pasi kreu studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë (1992-1996), erdhi në Francë ku frekuentoi Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs, në Paris (1996-1998) dhe studion Le Fresnoy, në Tourcoing (1998-2000). I njohur në skenën ndërkombëtare që prej 15 vitesh, është përzgjedhur për bienale të shumta si ajo e Berlinit (2001, 2006), Moskës (2007), San Paolos (2002, 2010), Sidneit (2006) dhe e Venecias (1999, 2001, 2003). Ndër ekspozitat e tij individuale mund të përmendim Kunsthalle Wein (2003), Musée d’art moderne de la Ville de Paris (2004) si dhe Museum of Contemporary Art (North Miami) dhe Contemporary Arts Center (Cincinnati 2008-2009), pastaj Serpentine Gallery (Londër), në NMAO (Osaka, Japoni) dhe në Musée d’art contemporain (Montrealit) në vitin 2011. Ai ka marrë çmimin e artistit të ri në Bienalen e Venecias në vitin 2001. Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve shumë të njohura, si ato të Art Institute of Chicago, të Pinakothek der Moderne (Mynih), të MoMA (Nju Jork), të Centre Pompidou (Paris) dhe të MUSAC (Leon). Në vitin 2011 ai u vlerësua me Absolut Art Award.
Anri Sala do të përfaqësojë Francën në ekspozitën e 55-të Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Bienalen e Venecias, në vitin 2013. Sala jeton dhe punon mes Parisit dhe Berlinit. Ai përfaqësohet nga Galerie Chantal Crousel në Paris, Marian Goodman Gallery në Nju Jork, Hauser & Wirth në Zyrih dhe Londër.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi