Gjuha misterioze, e flet vetëm një person në botë
Wed 16 May 2012 - 15:26
Një gjuhë e komplikuar mund të zhduket, sepse vetëm një person i moshuar në të gjithë botën mund ta flasë atë. Gyani Maiya Sen, 75 vjeçe, nga Nepali perëndimor, flet rrjedhshëm kusunda. Megjithatë, Sen është personi i vetëm mes 100 fiseve kusunda që mund ta flasë këtë gjuhë. Ajo tani është në qendër të një fushate të nisur nga gjuhëtarët, që janë të angazhuar ta ruajnë këtë gjuhë unike. Sipas “Daily Mirror”, Sen, e cila flet gjithashtu gjuhën moderne nepaleze, tha: “Jam shumë e trishtuar që nuk kam mundësi të flas me njerëzit e komunitetit tim në gjuhën tonë. Ata ose nuk e kuptojnë, ose e kuptojnë dhe nuk arrijnë ta flasin gjuhën kusunda, kam frikë se do të vdesë me mua”, tha ajo. Origjina e kësaj gjuhe misterioze nuk njihet dhe struktura e saj është shumë e çuditshme. Deri tani gjuhëtarët kanë identifikuar tri zanore dhe 15 bashkëtingëllore.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi