Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Pianistja e trazuar nga udhëkryqi i profesionit Empty Pianistja e trazuar nga udhëkryqi i profesionit

Thu 17 May 2012 - 19:57
Pianistja e trazuar nga udhëkryqi i profesionit Pianistja-300x290Eglantina Bardhi

Duart mbi piano i vendosi që kur ishte fare e vogël. Dhe shumë shpejt do ta kuptonte se nuk donte të ndahej më kurrë nga ajo. Klejda Tare sot është instrumentiste dhe lektore prej 3 vitesh në Universitetin e Arteve, dega Piano në Tiranë.



Mami dhe mësuesja

Klejda ka lindur në Korçë. Aty do merrte mësimet e para për piano. Mami soprano ka qenë nxitja e parë për muzikën. Por në kujtesë i ka mbetur edhe mësuesja e saj e parë, Zana Ngjela. “Më mësoi si të vendosja duart mbi piano dhe ishte me mua 12 vite me rradhë deri në përfundim të shkollës së mesme – kujton Klejda. Suksesi i parë erdhi pas vitesh të gjatë pune.



E vogël, por protagoniste

Që në klasën e shtatë arriti të zhvillonte një koncert recital në Pallatin e Kulturën në Korçë. Nuk ishte e lehtë në atë moshë. Dhe në 1995 kur ishte vetëm 14 vjeç, Klejda shpallet më e mira në rang vendi. Në vitin 2000, kur mbaroi shkollën e mesme dhe konkurroi në Akademinë e Arteve, profesores Nora Çashku i ra menjëherë në sy talenti i korçares së re që u rendit e para në konkursin e pianos. “Jo rastësisht i mbaroi studimet e larta me Medalje Ari” – kujton ajo.



Ëndërr e ndarë më dysh

Liza Tare, soprano, është nëna e Klejdës. Ajo ka punuar në Liceun e Korçës dhe kishte ëndërruar gjithmonë që të nxiste edhe fëmijët e saj drejt muzikës. Në fakt, i ka ecur vetëm me Klejdën. “Edhe motra studioi disa vite për muzikë por më pas zgjodhi një rrugë tjetër, shkoi në fakultet për Punë Sociale, ndërsa unë vijova me rrugën time të muzikës. Dhe nuk jam penduar kurrë për këtë”, pohon Klejda



Udhëkryq profesionistësh

Klejda nuk është penduar, por fushën e muzikës në Shqipëri e sheh të vështirë. “Profesionistët këtu mbeten shpesh në udhëkryq. Nuk funksionon menaxhimi dhe organizimet po bëhen në mënyrë personale. Nuk ekzistojnë më as agjendat apo kalendarët që të dish si të menaxhosh kohën tënde. Përgjithësisht, tregu i punës për muzikantët profesionistë mungon”, – thekson pianistja.



Mesazh përqëndrimi

Pianisten tonë e tërheq më shumë muzika e shekullit XX. “Pavarësisht kësaj, i kam luajtur të gjitha stilet e muzikës. E rëndësishme mbetet sidoqoftë mënyra se si ato luhen, duhet të dish të transmetosh çdo herë emocione te dëgjuesi”, – thotë Klejda.

Në lidhje me “çelësin” e suksesit, ajo ka një parim: Studim sistematik, por edhe studim i zgjuar. “Mund të studiosh 8 orë apo 10 orë dhe të mos përfitosh aq sa duhet. Më e rëndësishme se orët e gjata është mënyra si studion: duhet të jesh i përqëndruar, shumë i përqëndruar në atë që bën, – pohon 30-vjeçarja.



JETA

Mosha: 30 vjeç

Vendlindja: Korçë

Venbanimi: Tiranë

Diplomuar: Me medalje ari në Akademinë e Arteve





KURIOZITETE



Rasti Liu Wei

Liu Wei shkëlqeu në garën kineze të talenteve dhe dëshmoi se vërtetë është i veçantë kur me gishtat e këmbës ekzekutoi veprën e autorit Richard Clayderman, “Mariage D’amour”. Ky 23 vjeçar, i cili humbi të dy duart në fëmijëri, këtë shkathtësi për të luajtur në piano me gishtat e këmbës e ka perfeksionuar që në moshën 18 vjeçare



Rasti Walmark

Ethan Walmark, 6 vjeç, u diagnostikua me autizëm 4 vjet më parë. Mirëpo ai gëzon një zotësi të rrallë muzikore që gjithashtu i shërben edhe si terapi. Ai mund të luaje këngën e Beatles “I will” në piano që kur ishte 4 vjeç. Në një takim mbi Autizmin, Ethan mrekulloi një audience prej 15 mijë vetësh me nivelin e tij impresionues.



Gjeniu Moxart

Moxarti kompozoi simfoninë e tij të parë vetëm kur ishte 7 vjeç. Ai arrinte të luante symbyllur faqe të tëra muzikore në piano që në moshën 5 vjeçare. Moxarti ishte 1 nga 6 fëmijët e Leopoldit dhe Anës, të cilëve u vdiqën 4 fëmijë dhe u mbijetoi vetëm Amadeo dhe motra e tij 5 vjet më e madhe. Të dy u bënë gjeni në piano.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi